Ndoka: PD-PS, jo transparente për fondet
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka akuzoi dje nga Shkodra dy forcat e mëdha politike, të cilat sipas tij nuk po bëjnë transparencën e fondeve të fushatës. “PD dhe PS nuk po bëjnë transparencën e fondeve të financimit të fushatës. Paratë e pista, para që vijnë nga trafiqet, korrupsioni, por edhe nga presioni i paligjshëm mbi bizneset rrezikojnë fushatën e zgjedhjeve dhe standardet e zgjedhjeve”,- tha Ndoka në Shkodër. Ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi gjatë një takimi në Tiranë se “Nëse e dini se nuk mbaron asnjë punë po nuk pagove para ose po nuk pate miq hajde të fillojmë ta ndryshojmë një pjesë. Të gjithë thonë ne po bëjmë politikën e re apo ne po ndryshojmë. Në fakt që të jemi të sinqertë, këtu nuk ka kurrgjë të re”.