E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Topalli: Rama as me teleskop nuk sheh pushtet. Gjana: Ai perdhunues!

SHKODËR- Përfaqësues nga Partia Demokratike kanë vazhduar edhe përgjatë ditës së sotme akuzat ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas kryetarit të tyre Berisha, sot kanë qënë Topalli dhe Gjana që kanë shënjestruar Ramën duke i veshur epitete të ndryshme. Ky i fundit madje ka akuzuar dhe në prej deputeteve të PS, Arta Daden si antare të bandës së Aldo Bares

Topalli: Rama as me teleskop nuk do e shohë pushtetin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka hedhur sërish akuza ndaj shefit të opotizës, Edi Rama. Ndërsa dy ditë më parë e konsideroi Ramën humbës dhe mason, Topalli sot në Kuvendin e Partisë Demokratike ka cilësuar se “Rama as me teleskop nuk do ta shohë pushtetin”.

Më tej, zonja Topalli tha se i ben te ditur Rames se pushteti fitohet me votë.
“Pushteti fitohet me votë, por Rama ka në njërën dorë kazmën dhe në tjetër pushkën. Pushteti nuk fitohet me kazmë e pushkë”, tha Topalli.

Topalli ka theksuar se ultimatumi i vendosur nga Partia Socialiste është kundër shtetit ligjor ndërsa ka vijuar me akuza. “Ne nuk bejme kompromis me mafien. Ultimatumi i Ramës është kundër shtetit ligjor”, theksoi Topalli gjatë takimit në Shkodër, nga ku po organizohet Kuvendi i Partisë Demokratike.

Duke folur për mitingun e 8 dhjetorit, Tapalli tha se të gjithë do të festojnë, ditë që shënon rënien e komunizmit në vendin tonë.

Deputeti Gjana: Rama përdhunues. Dade bashkëpunoi me Aldo Baren

Pas kolegëve të tij në parti i ashpër në qëndrim ka qënë dhe deputeti demokrat, Jemin Gjana. Ai e akuzoi sot kreun e socialistëve Edi Rama si vulgar që tenton të djegë Shqipërinë dhe përdhunues. “Ne sjemi marrë më gratë e Ramës, por gjuha e tij na detyron të reagojmë. Rama është përdhunues”, tha Gjana në një prononcim për shtyp nga selia e PD.
Gjana nuk kurseu nga akuzat dhe deputeten socialiste Arta Dade. Sipas tij Dade bashkëpunoi me Bandën e Aldo Bares dhe tani ka për detyrë ti dërgojë të arrestuarit cigare në burg. Gjana shtoi se dade ka në shtabin e saj elektoral, 2 anëtarë të Bandës së Lushnjës që drejtohej vite më parë nga Aldo Bare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›