E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria pro SHBA- së. Trupa shtesë në Afganistan

TIRANE- Shqipëria vendoset në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën për të mundur talebanët dhe ekstremistët e Al Kaedas dhe për të kthyer paqen në Afganistan.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha informoi sot, rreth orës 14. 35 minuta,se Shqipëria do të dërgojë 85 trupa shtesë në Afganistan.

“Përshëndes vendimin e Presidentit të SHBA-së Barak Obama për shtimin e trupave amerikane në Afganistan. Shqipëria do të kontribuojë në këtë mision me 85 trupa shtesë.”- deklaroi kryeministri Berisha sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë konferencës kryeministri nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve mbi ultimatumin që ka vendosur PS për hapjen e kutive. Ultimatumi skadoi sot në mesditë.
(vazhdon)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›