PD: Verifikim sajesave të Ramës & Co - Fidel Ylli ndërtoi pallat mbi fushën sportive
Katër gënjeshtrat e Edi Ramës, Erion Velisë e Fidel Yllit në Elbasan
Partia Demokratike reagoi dje ndaj fjalimeve të mbajtura nga përfaqësuesit e PS në Elbasan, gjatë një takimi me simpatizantë atje. Në deklaratën e PD thuhet se zyrtarët socialistë kanë bërë deklarata të pavërteta. “Edi Rama dhe shokët e tij shpikin aq shumë ide imagjinare nga salloni mavi, saqë është e vështirë të mbash hapin me këto sajesa. Por ja disa prej tyre”, thuhet në reagimin e PD, ndërsa verifikimi i sajesave nxjerr bllof Ramën & Co.
Edi Rama nga Elbasani: “Analfabetizmi është arritur 15 për qind”.
E Vërteta: “Ky është një ofendim ndaj të gjithë shqiptarëve. Censusi i 2011 tregon që analfabetizmi është ulur me 50 për qind dhe është vetëm 2.4 për qind sot”.
Verifikimi i Sajesave:
Erion Veliaj nga Elbasani: “Në 2006, 56000 nxënës mbaruan shkollën fillore. Në 2009, 36000 nxënës mbaruan shkollën e mesme. çfarë ndodhi me 20000 studentë?”.
E Vërteta: “Numri i studentëve që braktisin arsimin është ulur afërsisht me 60 për qind gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe tashme vetëm 1.35 për qind.
Verifikimi i Sajesave:
Fidel Ylli nga Elbasani: “Sali Berisha i ka zëvendësuar këndet sportive me pallate”.
E Vërteta: “Fidel Ylli dhe djali i tezes së tij, ndërtuan pallat në fushën sportive të shkollës Sinan Tafaj në qendër të Tiranës, falë një leje ndërtimi të kundra-ligjshme të dhënë nga Edi Rama”.
Verifikimi i Sajesave:
Erion Veliaj nga Elbasani: “Premtoj se Partia Socialiste do të ofrojë transport për të gjithë studentët që jetojnë në fshatra”.
E Vërteta: “Shteti ka kohë që ofron subvencione për transport për mësuesit, pasi problemi ishte mungesa e mësuesve në shkollat e fshatrave”.