E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të jem vetëm 30 sekonda kryeministër

07-04-2013 / Gazeta 55

E vetmja gjë që s’ka ndryshuar nga opozicioni 4-vjeçar i Edi Ramës është vendosmëria për të bërë çdo gjë kurban, mjaft që të vijë në pushtet. Me atë filozofi, ai shkaktoi 21 janarin, bllokoi integrimin e vendit dhe tani është gati të falimentojë partinë, mjaft që të vijë në pushtet. Refreni që ai shpall në takimet konfidenciale me 99-shat është: “30 sekonda pasi të bëhem kryeministër, do nisë revanshi, i cili s’do ndalet as para rivalëve e as para aleatëve”

“Pushteti rrënon politikanin që s’e ka”. Kjo thënie e ish-kryeministrit italian Xhulio Andreoti shpjegon shumë mirë situatën në të cilën ndodhet kryetari i Partisë Socialiste. Edi Rama në katër vitet e fundit ka bërë gjithçka për të hyrë në kryeministri: me votë, bojkot, protesta, grevë urie dhe demonstrata të dhunshme. Dhe së fundmi duke sterilizuar një përpjekje primitive 48 mujore për të rrëzuar qeverinë. Këto përpjekje 4 vjeçare kanë qenë një humbje energjie, parash dhe kontributesh të vyera.  
Kuptohet vetiu Edi Rama humbi zgjedhjet parlamentare të 2009, por kurrë nuk e fiku  zjarrin e dëshirës së ethshme për të qenë njeriu pa kufizime pushteti në vend. Fill pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, Edi Rama nisi bojkotin parlamentar për 6 muaj derisa mbylli “punët” e brendshme në parti ku u konfirmua sërish si kryetar i PS. Ai protestoi në çdo qytetet duke bllokuar çdo aks me djegie gomash për të destabilizuar vendin për të dhënë idenë se ishte vjedhur vota. Kutitë  që kërkonte nuk u hapën, dhe Berisha nuk u largua. Ai futi në grevë urie dhjetëra deputetë të PS dhe 200 militantë për më shumë se 24 ditë, “pa hëngër e pa pirë”, derisa i nxori me turp për një darkë me kryeministrin Berisha në restorant “Krokodili”, në Strasburg. Nuk mjaftonte kaq. Edi Rama organizoi me 21 janar një demonstratë të dhunshme ku militantët me një “agjendë tjetër” sulmuan institucionin e kryeministrisë me parullën “nëse nuk e morëm me votë, të paktën ta marrim me dhunë”. Për të përgatitur një zemërim popullor përdori një videoçimkë të montuar ad hoc për të implikuar ministrat (Meta-Prifti) e qeverisë Berisha me afera. Edhe pse video e montuar posaçërisht pati efektin e duhur, marrja e kryeministrisë me dhunë doli të ishte një mision i pamundur.
Më pas humbja e zgjedhjeve lokale në Tiranë detyroi ish-Kryebashkiakun Rama të lëshonte një kullë të cilën e përdorte për të mësyer marrjen e pushtetit. Ndryshimi i kursit politik nga ana e Ramës shkatërroi aleatët në opozitë, Ndoka, Dule, Milo, Zogaj e Gjinushi, të cilët i kishte përdorur si pushkë për të qëlluar kryeministrin Berisha. Marrëveshja e nëntorit e dy partive të mëdha politike nxori jashtë loje kamikazët e Edi Ramës, të cilët i kishin besuar sytë e ballit. Edi Rama i kishte “shitur” sërish për një marrëveshje të re. Ai kish bërë kurban deputetët që bojkotuan për 6 muaj pa rroga, duke zhvlerësuar  kauzën e transparencës së hapjes së kutisë derisa lau duart me gjakun e 21 janarit për një marrëveshje të re. Por edhe kjo marrëveshje e re politike dukej një stacion i ndërmjetëm për të marrë pushtetin. Ndaj bllokoi sa mundi ligjin për kufizimin e Imunitetin derisa tregoi vetveten me bllokimin e tre ligjeve, duke penguar marrjen e statusit të vendit kandidat.  E vetmja gjë që s’ka ndryshuar nga opozicioni 4-vjeçar i Edi Ramës është vendosmëria për të bërë çdo gjë kurban, mjaft që të vijë në pushtet. Me atë filozofi ai shkaktoi 21 janarin, bllokoi integrimin e tani është gati të falimentojë partinë, mjaft që të vijë në pushtet. Refreni që shoqëron mbledhjet e 99-shave është “30 sekonda pasi të bëhem kryeministër, do nisë revanshi, i cili s’do ndalet as mbi rivalë e as mbi aleatë”. Edi Rama u ka premtuar rrethit të tij të ngushtë që do të bëjë “barazimin e madh” me të gjithë njerëzit që i kanë shkaktuar humbjen. Dhe ky “barazim i madh” do të vijë direkt pas bërjes së tij kryeministër dhe në minutën e parë do të lajë hesapet me të gjithë njerëzit që e kanë bërë të priste kaq shumë këtë ditë.
Sidoqoftë ky korruptim moral të Edi Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë është rrjedhojë e mungesë së pushtetit. Në 11 vjet në Bashkinë  e Tiranës Edi Rama besoi se ishte njeriu më i fuqishëm në kryeqytet dhe bëri çi donte mendja, duke sakrifikuar ligje, hapësira publike dhe njerëz të afërt. Ai kërkon ta replikojë këtë ndjesi duke u bërë njeriu më i fuqishëm në vend, duke sakrifikuar më pas aleatët, biznesmenët, mediat dhe miqtë.     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›