PD: Verifikimi i pronës do të zbulojë abuzimet e PS
Pas deklaratës së PS-së, korrupsioni për pronat në vend mban firmën e Kryeministrit ka ardhur edhe përgjigjja e mazhorancës. Nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani, PD-ja është shprehur se "verifikimi i titujve të pronësisë, do të nxjerrë në pah abuzimet e mëdha të qeveritarëve dhe pushtetarëve me tokat dhe pronat e qytetarëve". Sipas Bogdanit, "Edi Rama, nëpërmjet yllit të shndritshëm të politikës së re, Erion Braçe, nxori në treg shpifjen dhe trillimin e ditës, për grabitje tokash në rrethe të ndryshme të vendit, pa përmendur autor, pa përmendur emra, por vetëm pushtetarë të PD-së, paçka se në këto qytete në pushtet është Partia Socialiste". Duke sjellë në vëmendje votat kundër të PS-së në Parlament për titujt e pronësisë, Bodgani tha se "Rama votoi kundër ligjit të verifikimit të titujve të pronësisë, sepse i trembet zbatimit të tij, që do të zbulojë vjedhjet dhe abuzimet me qindra e qindra hektarë tokë në zonat turistike dhe zona të tjera të vendit".