Lëvizin krerët e Policisë së Fierit
Transferimet kanë prekur disa drejtues të Policisë së Qarkut Fier gjatë kësaj fundjave. Sipas burimeve zyrtare të kësaj drejtorie, mësohet se ish-nën drejtori Elidon Veizaj është larguar nga ky post duke u emëruar në të njëjtin post në Drejtorinë e Policisë së Beratit, për të zëvendësuar Artan Cukun, i cili një javë më parë mori postin e kreut të policisë kriminale në Tiranë. Në vend të Elidon Veizajt është emëruar dje Saimir Muça, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit në Fier. Po burimet zyrtare të Drejtorisë së Fierit pohuan faktin se ende nuk dihet kush do të jetë personi që do të emërohet në krye të Komisariatit të Fierit.