E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet marrëveshja: Do të rritet çmimi i dritave

Çmimi aktual i dritave, rreth 8 lekë
për kilovat/orë do të qëndrojë i
pandryshuar deri më 31 dhjetor
2009. Pas kësaj, në janar të vitit
2010 do të aplikohen tarifat e reja, në
përputhje me metodologjinë e përcaktuar
nga ERE, në bazë edhe të performancës
financiare që do të paraqesë kompania
çeke, CEZ, e cila ka blerë OSSHnë.
Marrëveshja mes qeverisë dhe Entit
Rregullator të Energjisë ka hyrë këto
ditë në fuqi dhe pritet të nisë sa më
shpejt zbatimin, në një kohë kur negociatat
për privatizimin e OSSH ndodhen
drejt fundit. Qeveria ka bindur ERE-n që
çmimi i energjisë të mos ndodhë këtë vit,
edhe pse çekët insistonin në ndryshimin
e tarifave, lidhur nga kostoja e
lartë në shpërndarjen e sasisë te konsumatori.
Në bazë të marrëveshjes, çmimi
i energjisë elektrike do të rritet në çdo
fillim viti, duke nisur nga 1 janari 2010
deri në 2014, për të kaluar më pas në një
rritje çdo tre vjet.
Pakti
Mes qeverisë dhe ERE-s është miratuar
këto ditë "Deklarata rregullatore",
me qëllim që të bëjë të mundur llogaritjen
e tarifave për veprimtarinë e prodhimit
publik, furnizimin publik me energji
elektrike etj. Të dyja palët kanë
rënë dakord që nga data 1 mars 2009 deri
më 31 dhjetor të jetë një periudhë tranzitore,
gjatë të cilës nuk do të ketë ndryshim
të çmimit të energjisë elektrike.
Sipas ERE-s, kjo do t‘i japë mundësi investitorit,
pra CEZ, që të vlerësojë situatën
brenda OSSH dhe të përgatisë aplikimin
e rishikimit të tarifave jo më vonë
se shtatori 2009, për t‘i bërë efektive në
janar 2010.
Sa i takon shpenzimit dhe fitimit për
të dyja palët, pra shtetit dhe investitorit,
ERE i ka të përcaktuar qartë të gjithë skenarët.
Gjatë këtij vitit, qeveria do të marrë
përsipër humbjen e energjisë elektrike
në rrjet. Në vitin 2009 është rënë
dakord që humbja në rrjet e energjisë
elektrike do të jetë 32 për qind, e më tej
deri në humbje me 15 për qind. Importi
që do të kërkohet për të balancuar humbjet
teknike do të sigurohet nga buxheti
i shtetit. Kujtojmë se qeveria i dha
KESH-gen-it rreth 2.7 miliardë lekë, të
nevojshme për importin. Po cili do të
jetë roli i KESH-it, ERE dhe OSSH, që për
më pak se një javë do të jetë pronë e kompanisë
ceke CEZ, e cila ofroi 102 milionë
euro për 76 për qind të aksioneve.
Sa i takon normës së fitimit, OSSH energjinë
e blerë nga KESH do ta shesë te
konsumatori me marzh 1 për qind,
ndërsa Korporatës Elektroenergjetike
nuk do t‘i lejohet më shumë se 0.5 për
qind. Tarifat që do të aplikojnë kompanitë
mes njëra-tjetrës dhe më tej konsumatorit,
do të vendosen nga ERE. Vetë
Enti Rregullator nuk parashikon rritje të
ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike
nisur nga parashikimi pozitiv i prodhimit
nga e ana e KESH-it. Kështu,
mesatarja vjetore e prodhimit të energjisë
elektrike nga hidrocentralet është
4579 GWh, ndërsa në 5 vitet e fundit
është 4770 GWh.
Sipas ERE-s, parashikohet që në 5
vitet e ardhshme KESH të prodhojë rreth
2500 GWh energji elektrike, duke siguruar
qëndrueshmëri të tarifave në të
ardhmen. Ndryshe nga herët e tjera,
ERE do të bazohet mbi shpenzimet që
do të bëhen në vitin 2009, të cilat parashikohen
në rreth 20 milionë dollarë për
OSSH-në.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›