E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Vlerësojmë kontributin financiar që Dade dhe Kodheli dhanë në parukeritë e Shkodrës

Tiranë, 14 janar
NOA Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një
deklaratë për shtyp ku në emër të PD ka shprehur vlerësimin më të lartë dhe
mirënjohjen e thellë, për të gjitha strukturat shtetërore, organizmat
humanitare, bizneset si dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët sipas saj me një
sens të rrallë solidariteti po kontribuojnë në përballimin e këtij momenti të
vështirë për mbarë shqiptarët.

Banorët e zonave
të përmbytura në Qarkun e Shkodrës kanë ndjerë në çdo moment se në këtë betejë
me tërbimin e natyrës nuk janë e nuk do të mbeten në asnjë moment të vetëm,

se fëmijët, të
moshuarit, të sëmurët e këtyre zonave janë në vëmendjen dhe kujdesin e
pandërprerë të shtetit dhe të të gjithë shqiptarëve.

Në këto ditë të
vështira të fatkeqësisë natyrore, mbarë shqiptarët po tregojnë se me bujarinë,
sensin e përgjegjshmërisë, disiplinën dhe organizimin me të cilin po
kontribuojnë çdo ditë e më shumë, situata do të përballohet me sukses të plotë
dhe çështë më e rëndësishmja pa asnjë humbje njerëzore tha Mëhilli. 

Përsa i përket
opozitës, deri tani rezulton se i vetmi kontribut i qenësishëm që po japin
deputetët e dërguar në zonat e përmbytura nga Edvini i Partisë Socialiste,
është shtimi i xhiros së parukeri Butterfly nga shoqet Arta Dade dhe Mimi
Kodheli, të cilat vetëm dje kanë shpenzuar atje disa orë për trajtim estetik
dhe disa minuta të inskenuara në prezencë të kamerave me të përmbyturit përfundoi
zëdhënësja e PD.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›