E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Albertini për bojkotin: PS po refuzon demokracinë, Kuvendi nuk del mbi drejtësinë

Tiranë, 14 janar
NOA Të mos pranosh rregullat siç bën opozita me qëndrimin e saj është të
refuzosh demokracinë.

Kështu deklaroi
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, Gabriele Albertini
gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit.

Ata biseduan sot lidhur
me liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit  të
Shqipërisë në BE.

Pas takimit, Alberitni
dha një deklaratë për median, ku theksoi se brenda mesit të këtij viti, në
verë, do të mbyllet proçesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Jemi shumë të kënaqur sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e
kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër.

Natyrisht dhe për
shqiptarët, që pas vitesh izolimi, aspiron të hyni në Evropë me të drejta të
plota tha Albertini.

I pyetur për
qëndrimin e opozitës zoti Albertini tha: Pa dyshim rregullat e demokracisë
janë rregulla të forta. Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti
ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë
rezultat e dala qartësisht, janë një realitet.
Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet
për vendin që i takon.

Të mos pranosh
këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh
demokracinë.

Pra konfirmoj
pozicionin e Presidentit e Parlamentit Europian Buzek se, mazhoranca qeveris
dhe opozita kontrollon.

Bazuar në shtetin
e së drejtës, në ndarjen e pushteteve, ku parlamenti është një pushtet,
drejtësia një pushtet tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka
marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik
nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte parlamenti këtë, do të
thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të largonte
Shqipërinë nga Europa. tha më tej Albertini.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›