LSI, Pesha: Rama po bën videoklipe në majë të varkave në Shkodër

Tiranë, 14 janar
NOA Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha ka dalë sot në një
deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka falënderuar të gjithë qytetarët por
veçanërisht ata mijëra të rinj nga e gjithë, Shqipëria të cilët sipas tij i janë
përgjigjur me pozitivisht thirrjes së qeverisë shqiptarë për solidaritet me
familjet e përmbytura nga moti i keq në zonën e Shkodrës duke dhënë kontributin
e tyre financiar apo edhe fizik në shumë raste ku këta të rinj kanë shpenzuar
ditë të tëra duke punuar vullnetarisht në Shkodër dhe shumë prej tyre ende
ndodhen sot aty.
Ky lloj
solidariteti i treguar është një shembull jo vetëm për të gjithë shqiptarët por
edhe një shenjë tjetër e treguesit se Shqipëria dhe shqiptarët janë gati për tju
bashkuar familjes së madhe Evropiane.
Ndërkohë që një
shembull krejt i kundërt dhe negativ na vjen nga opozita shqiptare e sidomos
nga Kryetari në largim, Rama.
Ndërkohë që nuk
denjoi të prishte rehatin e vet në hotelet e shtrenjta të Dubait ditët e para të
përmbytjes, pasi tentoi të prodhonte një skenar makabër kaosi dhe anarkie duke
marrë në telefon qytetarët shkodranë e duke tentuar të fuste panik ndër ta,
pasi kërkoi e kërkon që mbi fatkeqësinë e mijëra qytetarëve të ngrejë kapitale
personale politike, po na ofron sot çdo ditë me paturpësinë më të madhe
videoklipe majë varkave apo buzë lumenjve që do ia kishin zili studiot e hollivudit duke treguar edhe njëherë se nuk ka asnjë
lloj ndjeshmërie ndaj kësaj fatkeqësie dhe ndaj halleve të njerëzve por për të është
thjesht shou mediatik i radhës tha Pesha i cili i ka bërë thirrje të gjithë
shqiptareve që të mos ta marrin seriozisht Ramën, që sipas tij jo vetëm është
duke tentuar të prishë imazhin e të gjithëve si komb por edhe tenton me çdo
kusht të nxjerrë përfitime aty ku ka vend vetëm për humanizëm dhe solidaritet.
k.k/NOA