E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, flet për "takimin me Damir Fazlliç"

Tiranë, 14 Janar NOA Shkëlzen Berisha, djali
i kryeministrit të vendit, ka dalë me një reagim sot ndaj akuzave se ai ka
kryer një takim me Damir Fazlliç, me qëllim shitblerje energjie një kompanie
serbe.

Bëhet fjalë për kryeartikullin e ditës së
sotme 14 Janar 2010, në të përditshmen Shekulli, me titullin Fierza, darka
sekrete Fazlliç-Berisha. Në shkrim, aludohet se Fazlliç është takuar me djalin
e kryeministrit dhe një ministër për shitjen e energjisë.

E përditshmja thotë se Fazlliç është aksioner
i Rudnap, firma ku Shqipëria blen energji elektrike dhe e cilëson biznesmenin
e shumëpërfolur edhe si sekser të dy firmave të tjera serbe që ne i shesim
energji.

Kjo gazetë botoi gënjeshtrën e radhës ku
dezinformohej opinioni mbi një takim timin me z. Damir Fazlliç të zhvilluar më
datë 4 Janar dhe të fiksuar në kamerat e sigurisë të një restoranti në Tiranë,
e ku tema e takimit ka pasur lidhje me shitjen e energjisë, - thotë Shkëlzen Berisha
në reagimin e tij për media.

Duke mos dashur tju humbas asnjë sekondë
lexuesve mbi arsyet politike dhe financiare që shtyjnë z. Koço Kokëdhima për të
botuar shpifjen e radhës ndaj personit tim, dëshiroj ti bëj me dije
opinionit se unë nuk kam diskutuar kurrë, asnjëherë dhe me askënd çështje të
shit-blerjes së energjisë elektrike.

Për më tepër, - vijon Shkëlzen Berisha, -
takimi i supozuar midis meje dhe z.Fazlliç në dt 4 Janar është gjithashtu, fund
e krye, një trillim i ulët i artikullshkruesit.

Ndërsa në përfundim, Shkëlzen Berisha thotë: Në
pamundësi për të hedhur në gjyq gazetën në fjalë, në respekt të një angazhimi
familjar për të mos ngritur padi penale e civile kundër
medias, e ftoj z. Kokëdhima apo këdo tjetër që të provojë shpifjet në
fjalë ose të kërkojë falje publike për mashtrimin e radhës.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›