Tërmeti, Meta ngushëllon homologun e tij të Haitit

Tiranë, 14 janar
NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka dërguar
sot një letër ngushëlluese homologut të tij të Haitit për viktimat e tërmetit
katastrofik që goditi Haitin.
Në një letër
ngushëllimi drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Haitit, Marie-Michèle
Rey, Meta shprehu solidaritetin dhe simpatinë më të thellë ndaj popullit
haitian si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të kontribuar përkrah
partnerëve ndërkombëtarë për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate
dramatike.
Me dhimbje të
thellë mësova lajmin e katastrofës tragjike që goditi vendin Tuaj dhe që
fatkeqësisht ka shkaktuar një numër tronditës viktimash dhe të lënduarish.
Duke marrë
pjesë në këtë hidhërim të madh që ka prekur Haitin, më lejoni, Shkëlqesi, që tju
shpreh juve, dhe nëpërmjet jush popullit tuaj dhe familjeve të viktimave,
simpatinë time të thellë dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Dëshiroj tju
shpreh gjithashtu gatishmërinë e plotë të Qeverisë shqiptare si dhe
solidaritetin e vendit tim për tju gjendur pranë popullit Tuaj në këto momente
të vështira. Jemi gati të kontribuojmë përkrah partnerëve tanë ndërkombëtarë
për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike.
Së bashku me
ngushëllimet, ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të
lartë thuhej në letrën ngushëlluese të Metës.
k.k/NOA