E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama bllokada e integrimit Rozeta Rapushi

Partia Demokratike akuzoi ashper dje kreun socialist, Edi Rama, se eshte kthyer ne bllokade te integrimit te vendit, duke u interesuar vetem per pushtetin e tij ne krye te Partise Socialiste. Duke permendur marreveshjen e dy diteve me pare mes Kosoves dhe Serbise qe hapi dyert per Kosoven qe te nisi rrugetimin e saj drejt integrimit Evropian, selia blu shprehu dje keqardhjen qe ne Shqiperi, per fat te keq, Rama vazhdon bllokaden e rruges se Shqiperise drejt integrimit evropian. “Tashme, Partia Demokratike ka bere realitet levizjen e lire pa viza dhe ka ndermarre cdo hap te nevojshem per integrimin ne BE. Tani ka mbetur vetem kalimi i tre ligjeve te cilat vazhdojne te bllokohen nga Rama. Ne do te bejme cmos qe te tejkalojme edhe kete bllokade, sepse ne besojme se cdo i ri duhet te kete mundesi pa kufij. Por e vetmja zgjedhje per te cilen interesohet Z. Rama eshte te mbroje pushtetin e tij ne krye te Partise Socialiste”, - denoncoi dje zedhenesja e kesaj force politike. Sipas PD-se, sa here qe Parlamenti mblidhet, Rames i kerkohet te lejoje nje votim me shumice te cilesuar mbi tre ligjet e mbetura dhe cdo here ai refuzon. PD shtoi se ne menyre te vazhdueshme, PS e drejtuar nga Edi Rama, sjell nje numer te pafund alibish dhe shpikjesh per te bllokuar endrren evropiane te te gjithe shqiptareve, vecanerisht te te rinjve. “E vetmja gje qe i ze rrugen integrimit ne BE eshte Rama. E vetmja gje qe i pret rrugen te rinjve per te studiuar ne universitetet me te mira ne bote eshte Rama. E vetmja gje qe pengon te rinjte te punojne dhe te trajnohen jashte vendit eshte Rama. Dhe e vetmja gje qe pengon me dhjetera mijera vende pune te paguara me mire dhe me qindra miliona euro eshte Rama”, - tha ne emer te PD-se, zedhenesja e partise, Laura Vorpsi. Ajo permendi se vitin e shkuar, Shqiperise ju dha mundesia per te marre statusin per vendin kandidat ne BE deri sa Rama e bllokoi perseri duke perdorur nje varg alibish absurde. “Dhe tashme eshte me e qarte se kurre qe bllokimi nga Rama nuk ka te beje aspak me moralin sepse gjithcka eshte pjese e strategjise se tij elektorale. Ne menyre cinike ai ngadalesoi sepse e dinte se statusi i vendit kandidat ne BE nuk mund te arrihet para zgjedhjeve, duke i kushtuar keshtu te rinjve nje arsimim te vlefshem dhe mundesi punesimi te cilat atyre i nevojiten shume”, - reagoi kjo force politike. Partia Demokratike, beri te qarte nuk do te pushoje deri sa integrimi ne BE te behet realitet dhe te rinjte te jene ne gjendje te perfitojne nga te gjitha te mirat qe vijne bashke me integrimin ne Evrope si trajnimet profesionale jashte vendit, Master-at dhe Doktoraturat ne universitetet Evropiane dhe dhjetera e mijera vende te reja pune ketu ne Shqiperi. “Sot, te rinjte tane jane me shume se kurre te informuar, te pergatitur, te motivuar dhe te talentuar - dhe ne qofte se ata kane te njejtat burime si homologet e tyre ne Evrope, ata mund te konkurrojne kedo ne Evrope”, -u shpreh Vorpsi.

Tre ligjet, kerkese per miratim ne cdo seance

Qe nga shtatori i vitit te kaluar, tre projektligjet e integrimit vazhdojne te jene ne rendin e dites ne cdo seance plenare, por pa mundur te miratohen . Per rrjedhoje, tre nismat e mbetura peng si pasoje e mungeses se konsensusit te opozites, do te kerkohet qe te votohen edhe ne seancen plenare te se henes. Ato jane Reforma Parlamentare dhe dy ligjet per “Gjykaten e Larte” dhe per “Nepunesin Civil”. Nisma per te cilat edhe raporteret e Keshillit te Evropes, bene se fundmi thirrje qe te votohen, pasi jane hartuar me ndihmen e Bashkimit Evropian. Nderkombetaret prej kohesh bejne thirrje per miratimin e ketyre nismave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›