PD dënon sulmet e ulëta që Rama dhe suita e bllokmenëve të rinj kanë bërë ndaj Partisë Popullore Europiane

Deklarata e plotë për shtyp e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli:
“Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe në vazhdim, Edvin Kristaq Rama dhe suita e bllokmenëve të rinj në instiktin më të egër të etërve të tyre biologjike dhe historike, kanë ndërmarrë sulme kundër Partisë Popullore Europiane, organizatës që grupon mbi 52 parti të Qendrës së Djathtë Europiane dhe personaliteteve të këtyre partive. Partia Demokratike e Shqipërisë, dënon sulmet dhe shpifjet e ulta të punistëve të rinj ndaj Partisë Popullore Europiane, partisë që grupon sot partitë në pushtet në Gjermani, Francë, Itali dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së, si sulme të frymëzuara fund e krye nga trashëgimia hoxhiste. Partitë Popullore Europiane të udhëhequra nga Adenauer, De Gol dhe De Gasperi, themeluan BE, janë këto parti që ndërtuan mrekullinë e Europës së Bashkuar, që bëri të mundur shembjen e Murit të Berlinit dhe rrëzimin e diktaturave komuniste në Europë, ndër të cilat edhe pushtetin barbar komunist të Xhelil Gjonit, Sulejman Bushatit, Hamit Beqes, Kristaq Ramës etj. Në Partinë Popullore Europiane, kombi shqiptar dhe Shqipëria ka miqtë e saj më të mëdhenj, më të çmuar që me mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shndërrimet epokale në Shqipëri”.
...