E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dhe PS miratuan dje disa kapituj të OSBE-së

15-05-2012 / Gazeta 55

Reforma Zgjedhore, sot afati i fundit

Formatimi i KQZ-së dhe mënyra se si do të procedohet me ankimimet zgjedhore, janë çështjet që mbajnë pezull përfundimin e reformës brenda datës 15 maj. Të majtët dhe të djathtët pohojnë se do të ketë sërish shtyrje afati për zhvillimin e punës së këtij komisioni, por nuk kanë të përcaktuar një datë konkrete se kur drafti i reformës do të marrë firmën përfundimtare nga gjashtë partitë parlamentare. Në mbledhjen e djeshme u miratuan disa nga kapitujt e rëndësishëm të OSBE-së, që kanë të bëjnë me financimet e partive, regjistrimi i subjekteve zgjedhore dhe kuotat gjinore. Sipas ekspertit socialist Bledar Çuçi, nesër (sot) që është dhe dita e fundit për përfundimin e reformës do të diskutohen disa çështje të tjera. “Kemi një takim tjetër dhe do jemi të impenjuar bashkë me bashkëkryetarët për çështje që janë të nxehta dhe të ngelura, lidhur me administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve. Nesër siç thashë është ditë punë dhe do diskutohen çështjet në frymën e sugjerimeve, çështje që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë dhe mënyrën e numërimit”- tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›