PD dhe PS përplasen për ligjin "Antimafie"
Demokratët u kundërpërgjigjen socialistëve, të cilët e quajnë antikushtetues ligjin "Antimafia". Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, theksoi se nuk ka asnjë vend në botë ku opozita të ngrihet për të kundërshtuar forcimin e ligjit "Antimafie". Duke e cilësuar paradoksal qëndrimin e opozitës, zëdhënësja Mëhilli tha se "frika nga ligji "Antimafie" e Partisë Socialiste është shenjë ndjellakeqe e madhe për këtë Parti po edhe për vendin".
Në fund të fjalës së saj, zëdhënësja Mëhilli shtoi se ky ligj është kërkuar nga Bashkimi Europian në kuadër të liberalizimit të vizave. Partia Socialiste deklaroi dje se ligji për "Antimafien" është antikushtetues, pasi ai amendon ligje që kërkojnë tri të pestat të votave në Kuvend. Sipas deputetit socialist, Damian Gjiknuri, projekti i ri i mazhorancës Berisha jo vetëm që nuk e respekton këtë standard demokratik, por synon të përfshijë si subjekte të këtij ligji çdo person apo qytetar mjafton që ai të demonstrojë një nivel të caktuar jetese, i cili mund të mos përputhet me të ardhurat e tij. "Ky ligj, në mënyrë krejt antikushtetuese, merr përsipër të amendojë ligje që kërkojnë 3/5 e votave për miratim, pasi de facto amendon Kodin e Procedurës Penale apo ligjin Për Gjykatën e Krimeve të Rënda. Nuk është e rastit që shoqatat e avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji, si dhe kanë paralajmëruar rreziqet që mund të vijnë prej zbatimit të tij", tha ai.