PD e Fierit: Godo po na heq militantët
Kryesia e Partisë Demokratike, dega Fier ka zhvilluar një takim urgjent për të diskutuar lidhur me situatën në shëndetësi. Takimi i kryesisë së PD-së lokale, vjen vetëm pak javë pas vendosjes në krye të Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Fierit, të një anëtareje të Partisë Republikane. Burimet zyrtare nga PD-ja e Fierit, flasin se "shqetësimi i shumë bluzave të bardha për një reformë politike, që është duke u zbatuar në të gjithë sistemin shëndetësor të Fierit ka qenë objekti dhe qëllimi i takimit të paparashikuar më parë, nga ana e drejtuesve të PD-së lokale". Po ashtu, anëtarë të kryesisë së PD-së në Fier, kanë thënë për gazetën "Shqip", se cenimi i shumë bluzave të bardha që aderojnë në fakt në PD-ë, është kthyer në një shqetësim më vete, i ditëve të fundit. "Drejtoresha republikane ka prekur me reformën e saj edhe anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë ardhur në selinë e kësaj partie në Fier dhe kanë paraqitur shqetësimin e tyre. Duke qenë se shqetësime të tilla në formë ankesash, kanë qenë të shumta, është thirrur edhe mbledhja e një grupi të ngushtë të kryesisë së PD-së"- të thonë zyrtarisht në sekretarinë e Partisë Demokratike dega Fier. Në fakt, në sistemin shëndetësor të Fierit, drejtoresha e re Najada Jahiqi, e cila është vendosur pas emërimit të kryer nga ministrja, Anila Godo, ka nisur të aplikojë një lëvizje të gjerë tek shefat e pavioneve, si dhe në reparte të veçanta të spitalit rajonal, pediatrisë dhe maternitetit.
Ndryshimet në radhët drejtuese dhe operuese të bluzave të bardha, janë lakuar prej anëtarësisë së djathtë dhe veçanërisht nga anëtarësia e Partisë Demokratike, si një "luftë" e çelur për largimin e tyre nga shëndetësia. Për këtë problem, kreu i PD-së së Fierit, Ferdinad Murati, ka thënë për gazetën se "është mbledhur një grup pune i kryesisë së PD-së, për të diskutuar disa probleme të lindura në shëndetësi". Murati, ka thënë gjithashtu se "nëse do të duhet një qëndrim partiak ndaj të gjitha rasteve, atëherë prej PD-së së Fierit, ai nuk do të mungojë".