"Skadon" për një javë lufta antigrip
Fundi i muajit nëntor shënon edhe mbylljen e afatit për t‘u mbrojtur nga virozat e stinës, viruset, gjendjet gripale. Imunizimi i organizimit, sipas specialistëve të Shëndetit Publik, fillon në muajin shtator, tetor dhe përfundon në nëntor.
Më pas, marrja e vaksinës stinore nuk ka asnjë efekt mbi organizmin e njeriut. Shumica e qytetarëve e kanë nisur me vonesë imunizimin, edhe për shkak të mbërritjes së vaksinave, pas çeljes së periudhës së përcaktuar. Fill pas mbërritjes së flakonëve të parë të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se qytetarët mund të nisin të vaksinohen për të mbrojtur organizimin e tyre nga gripi apo virozat, të cilat sipas parashikimeve këtë vit do të jenë më të forta se vitet e kaluara. Madje, rrymat ngjitëse të cilat na sëmurin do të jenë edhe më të "rrezikshme" këtë sezon. Vaksinat edhe pse mund të ofrohen nga farmacitë pas muajit nëntor, nuk janë të vlefshme për organizmin tonë.
Periudha të cilën mund të krijonim një "mbështjellë" mbrojtëse, përfundon më 30 nëntor. Ajo që mund të bëjmë është që gjatë këtyre ditëve të planifikojmë që njërën prej tyre ta kalojmë në shtëpi, duke bërë vaksinën. Gripi është një virus që sulmon mushkëritë dhe mund të përhapet lehtë. Fëmijët e vegjël, të moshuarit apo njerëz që kanë pasur probleme shëndetësore, janë mes atyre që mund të vuajnë më shumë, por nga gripi rrezikohen edhe personeli mjekësor, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë.
Nëse qytetarët dëshirojnë të vaksinohen, koha më e mirë për ta marrë atë është gjatë muajve shtator-tetor-nëntor, para fillimit të sezonit të gripit. Kjo pasi duhen rreth tri javë që trupi të ndërtojë masat mbrojtëse pas vaksinimit. Qendra spitalore universitare "Nënë Tereza", urgjencat e së cilës presin fluksin më të madh të pacientëve, kanë marrë masat për këtë sezon.
Sipas drejtorisë së spitalit, janë krijuar grupe pune për të përballuar çdo situatë në rast epidemie. Vaksina mund të aplikohet nga çdo person, përfshi gratë shtatzëna, por këshillohet veçanërisht për disa grupe të popullatës, për arsye të riskut më të lartë për komplikacione nga gripi. Çdo një vit duhet të vaksinohen fëmijët mbi 6 muajsh, ata që frekuentojnë çerdhe, kopshte dhe shkolla, personat mbi 60 vjeç. Pjesë e grupit të kategorive që duhet të vaksinohen janë edhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, veshkave. Ata që kanë deficite të sistemit imunitar, duhet të vaksinohen pasi të konsultohen me mjekun.