Qarku i Fierit PS fiton me shume njesi vendore
Perfundoi te premten procesi i numerimit te votave per te gjitha komunat e Qarkut te Fierit. Mallakastra dhe Fieri shenuan fitore thuajse te plote te koalicionit te majte duke u kthyer ne traditen e mandateve te meparshme ndersa Lushnja ruan nje raport te barabarte ne ndarjen e komunave mes koalicionit te majte dhe atij te djathte. Keshtu tregojne rezultatet e fundit te procesit te numerimit te votave per 42 njesite vendore ne rang qarku.
Komunat e fundit qe kane nxjerre kryetaret e tyre te rinj kane qene ajo e Ruzhdies Topojes dhe Mbrostarit. Dy nga keto komuna konkretisht Mbrostari dhe Topoja jane marre nga perfaqesuesit e PS-se. Ne Mbrostar eshte mundur perfaqesuesi i PD-se Vait Bacja i cili ne keto zgjedhje preferoi te garonte nen siglen e Partise Republikane. Kurse ne Topoje eshte rrezuar me forcen e votes perfaqesuesi i LSI-se Sotir Zarka qe pretendonte mandatin e dyte.
Nderkohe Ruzhdia ka shkuar serish te partia tradicionale e saj PD-ja. Sipas kreut te PS-se per rrethin e Fierit Xhevit Bushi edhe pse kandidati i majte ne keto zgjedhje per kete komune humbi diferenca e votave ne krahasim me vitin 2007 dhe zgjedhjet e meparshme ka rene ndjeshem duke bere qe PS-ja si parti te votohet me shume se me pare. Gjithashtu ne rrethin e Fierit per komunen Kurjan qe pretendonte perfaqesuesi i LSI-se Hamza Toro ka fituar nje kandidat i pavarur qe ka gjasa ta gjeje veten tek PD-ja pas marrjes se mandatit.
Kurse ne Mallakaster dhe Lushnje procesi i numerimit te votave per komunat ka perfunduar ne mesnaten e se premtes. Dita e premte ne Qarkun e Fierit eshte karakterizuar te pakten per procesin zgjedhor nga kersheria per rezultatin e Tiranes dhe shperndarjen e mandateve per fituesit.