PD e gatshme ta heqe qe sot, edhe duke prekur Kushtetuten
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje i gatshem qe te votoje menjehere kufizimin e imunitetit, madje duke ndryshuar edhe Kushtetuten e vendit. Duke marre me radhe reformat qe duhet te realizohen, Berisha beri pergjegjes opoziten si shkaktare per zvarritjen e heqjes se imunitetit per te gjithe zyrtaret. "Po ja ku po jua them, qe neser votoj. A doni ju ta shnderrojme kete seance, jo ne nje seance sherri, por ne nje seance te virtytshme, te dobishme, urdheroni te votojme kete pasdite ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imunitetit. Ketu nuk e ka fajin Keshilli i te Urteve, e ka fajin keshilli i miliardereve qe rrethon kryetarin tuaj, eshte keshilli i miliardereve qe nuk ju lejon", - akuzoi kryeministri. Por, sipas tij, socialistet nuk pranojne qe tu hiqet imuniteti. Madje, kreu i qeverise akuzoi se opozita e majte ne Shqiperi, eshte e vetmja opozite qe mbron qeverine me imunitet! "Nuk mbroni qeverine ju jo, eshte keshilli i miliardereve qe nuk ju lejon juve", - vijoi Berisha.