Biznesi: Akciza, ne harmonizim brenda rajonit
Nje harmonizim rajonal i nivelit te akcizes. Kjo ka qene kerkesa e paraqitur nga biznesi i tre vendeve fqinje, Shqiperi, Kosove dhe Mali i Zi, gjate nje takimi te perbashket. I titulluar "Bashkepunimi rajonal doganor-celesi i suksesit ne luften kunder trafikimit te paligjshem te mallrave dhe mbrojtjen e konsumatoreve", ai ngriti problemet konkrete qe ekzistojne mes pikave doganore mes ketyre vendeve. Ndersa biznesmenet nga ana e tyre, u ndalen tek shqetesimi i perbashket, qe akcizat te jene ne nje nivel te perafert mes paleve. Propozim ky, i cili duket se u pranua mire edhe nga perfaqesuesit e administratave doganore te Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves ne kete takim. Keshtu, te dyja palet, krijuan nje diskutim mjaft te hapur dhe bashkepunues, lidhur me gjetjen e rrugeve te bashkepunimit ne luften kunder kontrabandes dhe mbrojtjen e konsumatoreve. Pikerisht, ne kete kuader, ata kerkuan qe te krijohet me shume bashkepunim edhe ne nivel doganor mes ketyre tre vendeve fqinje te rajonit. Nga ana e tij, drejtori i Pergjithshem i Doganave, Flamur Gjymishka, deklaroi se bashkepunimi rajonal ne luften kunder trafikimit te paligjshem te mallrave dhe mbrojtjen e konsumatoreve luan nje rol mjaft te rendesishem. Ne kete kuader, ai tha se ndihma e biznesit eshte mjaft e rendesishme, prandaj bashkepunimi me te, perben nje pjese kryesore ne kete proces. Prej kohesh, vendet e rajonit, jane duke ndermarre nisma te perbashketa ne funksion te ruajtjes se kufijve dhe kryerjes se shkembimeve tregtare permes rregullave me lehtesuese si per bizneset, ashtu edhe per autoritetet doganore. Kjo e kushtezuar edhe nga nje nivel i dukshem ne rritje i te tilla shkembimeve mes ketyre vendeve. Kujtojme ketu, edhe pranine e marreveshjes se tregtise se lire me vendet e Ballkanit, ku perfshihet edhe Kosova (CEFTA), e cila gjithashtu ka ndikuar ne kete progres rrites.