E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD fiton në Kashar, LSI del forca e parë e opozitës



Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve te Kasharit. Pas numërimit të 18 kutive të votimit, proces i cili ka zgjatur 12 orë, kandidati demokrat për një nga komunat më të njohura në vend ka kryesuar ndaj 3 kandidatëve të tjerë me një diferencë të theksuar votash. Besnik Fuccia mori 2 mijë e 764 vota, ndërsa pas tij u renditën LSI me kandidatin Alfred Bakalli i cili mori 1 mijë e 568 vota, i treti kandidati i pavarur, Rustem Murati me 1 mijë 268 vota dhe i fundit në renditje, Sinan Egra, kandidat i Partisë Socialiste me 1 mijë184 vota. Procesi i djeshëm në Kashar u zhvillua në një situatë të qetë, pa shumë probleme dhe kontestime, ku 4 kandidatët në garë iu nënshtruan një procesi votues pas zgjedhjeve të pjesshme në këtë zonë, për shkak të arrestimit të kreut të mëparshëm Alfred Sula për abuzime dhe shpëdorim detyre. Kreu i LSI-sw, Ilir Met e konsideroi dje si njw rezultat tw rwndwsishwm “fitoren” e LSI-sw, brenda garës tw sw majtws, ndërsa shprehu dhe ambiciet e kësaj force pwr mw shumw. “Sigurisht që do të kishim dëshiruar, që sot të ishim forca fituese e zgjedhjeve në Kashar dhe jo thjesht forca e dytë politike në këto zgjedhje të djeshme. Por pavarësisht nga rezultati, unë dua të falënderoj LSI-në në komunën e Kasharit dhe kandidatin tonë, Alfred Bakalli për atë shpirt gare që ata demonstruan që në fillim për të fituar postin e kryetarit të komunës. Natyrisht kjo ka qenë një sfidë e vështirë, sepse ata nuk janë ballafaquar me PD-në, por janë ballafaquar me të gjithë shtetin. I gjithë shteti dhe e gjithë Qeveria dje ka qenë në Kashar. Kështu që ky rezultat me një rritje shumë të dukshme brenda një viti është një tregues tepër pozitiv për të ardhmen. Me pak fjalë sot forcë e dytë, nesër forcë e parë”, - ka deklaruar Meta. Nga ana e tij kryeministri Berisha ka pwrshwndetur fitoren e kandidatit tw PD-sw, duke mos harrur tw thumbojw rezultatin e dobët tw Partisw Socialiste. “Dua t`u shpreh sot përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve dhe zgjedhësve të Kasharit që dje me votën e tyre firmosën reformat e qeverisë, firmosën një fitore bizhu sepse fitoret edhe kur janë në zona të vogla janë si bizhuja, shkëlqejnë dhe e tillë ishte fitorja e djeshme e Kasharit. Tani pikërisht ditën që kryetari i PS-së bën betohet para mediave se do t`ia tregojnë zgjedhësit me vota Sali Berishës del një kandidat i imi i pavarur dhe e shndërron në parti të katërt. E shndërroi në parti të katërt Rustem Murati”,-ka deklaruar dje Berisha. Kryeministri tha më tej se pjesëmarrja e njëjtë me dy vjet më parë, dëshmoi se qytetarët e përgjegjshëm donin të zgjidhnin dhe se shpresa dhe besimi tek vota nuk kishte rënë. Duke e vlerësuar këtë si një meritë tjetër të banorëve të Kasharit, Kryeministri theksoi se zgjedhjet ishin perfekte. “Unë nga Salzburgu merrja informacion se çdo gjë po ecën me qytetarinë më të madhe. Pra edhe njëherë le t`i falënderojmë me shumë mirënjohje zgjedhësit e Kasharit për këtë mesazh të shkëlqyer që shpërndanë në Shqipëri, për besimin madhor që dëshmuan tek Partia Demokratike dhe aleatët e qeverisja e saj. Me sinqeritet nuk mund ta mbyll falënderimin pa falënderuar zotin Rustem Murati se do regjistrohet në analet elektorale të këtij vendi për leksionin e merituar që i dha kryetarit me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës dhe atyre që përdor ai për të mashtruar e trilluar çdo ditë”, - theksoi Berisha.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›