PD fton opozitën të miratojë rezolutën për vizat
“Ne u bëjmë thirrje dhe ftojmë opozitën që të jetë e pranishme ditën e enjte në seancë plenare, ku do të miratohet rezoluta për proçesin e liberalizimit të vizave", tha Bumçi për mediat.
Sipas tij, "ky nuk është një proces politik, nuk është një çështje politike, por një çështje jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, qofshin këta të majtë, të djathtë dhe pa parti". Deputeti Bumçi tha se në përkrahje të këtij procesi, në përkrahje të një pune kolosale që është bërë në përmbushje të kërkesave të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë një rezolutë.
Sipas tij, "opozita duhet ta votojë këtë rezolutë, duke treguar që është në përkrahje të këtij proçesi jetik për qytetarët shqiptarë".