PD garanton tregtaret per vijimin e politikes se taksave te uleta
Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror, kanë vijuar takimet me bizneset, për t’u njohur më nga afër me problematikën e përditshme, klimën e këtij biznesi dhe për të reflektuar atë në vendimmarrje dhe në rregullat me të cilat pushteti vendor dhe qendrorë i shërben këtyre bizneseve.
Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, Enno Bozdo, si dhe deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, janë takuar me biznesmenë, të cilët ushtrojnë aktivitetin tek Pazari i Ri, njësia bashkiake numër 2.
Bozdo i sigurojë të gjitha bizneset, operatorët ekonomikë në Shqipëri që edhe në mandatin tjetër të qeverisjes së Partisë Demokratike 2013-2017, nuk ka për të patur rritje taksash, madje do të shikohen të gjitha mundësitë për të vijuar me politikat lehtësuese për ta.
Ndërsa deputetja Përnaska tha se, ishte zoti Rama, që arriti të realizojë deri në fund skenarin e tij bllokues, duke mos votuar tre projektligjet, që prej kohësh priteshin në Parlament, për të marrë edhe votën e opozitës.