PD hedh poshte pretendimet e PS-se per ish-te perndjekurit
Deputeti i PD-së Gent Strazimiri në një deklaratë për mediat ka sqaruar përmes dokumentave dhe fakteve se dëmshpërblimi i persekutorëve komunistë ndaj ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë është bërë nga ish-qeveria Majko dhe jo nga Prokuroria siç mashtron Pandeli Majko, duke hedhur poshtë pretendimet e PS-së.
“Përsekutorët gjatë qeverisjes socialiste kanë marrë pafajësinë në një kohë rekord nga gjykatat dhe janë dëmshpërblyer për vitet e burgut. Janë disa vendime të gjykatës që dëmshpërblejnë përsekutorët. Këtu kemi paditje të Ministrisë së Financave, jo të Prokurorisë së Përgjithshme. Sic e shihni gjithcka kemi thënë është e vërtetë, e provojnë dokumentat e tyre. Kjo dëshmon se gjatë periudhës që Majko ka qenë kryeministër ka qenë Ministria e tij e Financave që ka dëmshpërblyer përsekutorët dhe jo Prokuroria” tha ai.
Sipas Strazimirit deputetët e PS kanë një borxh personal të lënë nga baballarët e tyre përkundrejt shtresës së ish të burgosurve politikë, ndërsa sot po tentojnë të përbaltin kauzën e tyre.
“Gjatë interpelancës së dy ministrave Halimi dhe Bode u dha informacion i detajuar dhe dolën pikat kryesore të kësaj maskarade që po dirigjohet nga Edi Rama në ato çadra. Deputetët e PS kanë një borxh personal të lënë nga baballarët e tyre në drejtim të shtresës së ish të përndjekurve. Fakti se po përpiqen të ndyejnë kauzën e tyre, duke vendosur cadra në rrugë tregon se kemi hyrë në fazën e dytë të makrabitetit, ku po tentojnë ta kthejnë në një kauzë pa parime, pa ndjenja, një kauzë paresh. Është një stategji që su ecën, po shkruajnë faqen e turpit të historisë së partisë së tyre dhe historisë së Shqipërisë” theksoi deputeti i PD-së Strazimiri.
Strazimiri shprehu vendosmërinë e PD-së, si promotori i lirimit të tyre nga burgjet, për respektimin dhe ndalimin e përbaltjes së shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Ish-të përndjekurit në Tropojë: Greva në shërbim të PS-së
Ish të përndjekurit e rrethit të Tropojës, pasi kanë marrë në analizë grevën e urisë të bashkëvuajtësve të tyre, kanë deklaruar se mbështetja politike e PS nxjerr në pah qartë synimet e saj, kundra qeverisë. Sipas anëtarëve të kryesisë së shoqatës së ish të përndjekurve, kjo grevë e një grupi të persekutuarish, nuk ka marrë mbështetjen e të persekutuarve në të gjithë vendin, por është vënë në shërbim të ish sigurimit të shtetit.
Ish të persekutuar në Shkodër, Pogradec, Korcë dhe në qarqre të tjera në deklaratat e tyre janë distancuar nga greva e urisë në Tiranë. Në deklarimet e tyre është thënë se greva është vënë në shërbim të PS, e cila po keqpërdor ish të perseketuarit politikë.