Liberalizimi i vizave dhe aplikimi për statusin e kandidatit në BE, Berisha raporton arritjet
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Leberalizimi i vizave dhe aplikimi i Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE, kanë qenë tema e bisedës së kryeministrit Berisha me zv.presidentin e Komisionit Evropian, Zhak Barrot. Sipas Barrot, Shqipëria duhet ende të konsolidojë reformat e ndërmarra, por gjithsesi, Komisioni mirëpret rrugën e këtyre proceseve në të cilat ka hyrë. Berisha zhvilloi në Davos një takim me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe komisioner për Lirinë, Drejtësinë dhe Sigurinë, Zhak Barrot. Çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim ishin liberalizimi i vizave dhe aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha e njohu zotin Barrot me përpjekjet e qeverisë shqiptare për arritjen e kritereve dhe standardeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Kryeministri e njohu Barrot veçanërisht me mbarëvajtjen e procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime dhe pasaporta biometrike të standardeve më të mira, dixhitalizimin e regjistrave të gjendjes civile, përpjekjet për një kontroll rigoroz të kufijve, luftën dhe arritjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zëvendëspresidenti i KE-së, Barrot, u shpreh se Komisioni mirëpret progresin e Shqipërisë. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë në procesin e reformave, Barrot siguroi për mbështetjen e Komisionit Evropian në përpjekjet e qeverisë shqiptare për konsolidimin e këtyre reformave. Gjatë takimit u diskutua, gjithashtu, për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE. Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria, pasi ka realizuar ratifikimin e MSA-së nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe me suksese të qarta në reformat, të njohura edhe nga raporti i KE-së, do të aplikojë gjatë Presidencës Çeke për statusin e kandidatit. Barrot iu përgjigj me kënaqësi ftesës së kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009