Shqipëria në NATO, shtyhet ratifikimi për shkak të Kroacisë
Autori i Lajmit: red.
Parlamenti slloven nuk ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ky proces, sipas mediave sllovene, mund të kryhet pas një jave. Shkak për mosratifikimin janë bërë problemet e hershme mes Kroacisë dhe Sllovenisë për shkak të kufijve. Kjo ka shkaktuar edhe mosmarrëveshje brenda politikës sllovene, mes mazhorancës dhe opozitës që sollën mosratifikimin e protokollit. Gjithmonë sipas mediave sllovene, reagime të forta ka pasur dje, menjëherë pas rrëzimit të miratimit të ratifikimit. Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, u shpreh “plotësisht i befasuar me sjelljen e partisë më të madhe opozitare, e cila konteston edhe politikën e Sllovenisë në raportet ndërkombëtare”. Duke folur për mediat vendase, Pahor tha se “kjo që ndodhi, prek besueshmërinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë ndaj shtetit të Sllovenisë, sepse për anëtarësimin e tyre në NATO është i domosdoshëm ratifikimi”.
Ndërkohë, nuk shuhen shpresat për një ratifikim të mundshëm në periudhën në vazhdim.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009