E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD i kundërpërgjigjet PS-së

Tiranë-Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp sot thekson se PS mashtron shqiptarët në lidhje me progres raportin e BE-së për Shqipërinë. "Mr. 15% apo tashme edhe Mr. Dosja, me zëdhënësin e tij te ri, një njeri qe është ndaluar ne kufijtë e vendeve fqinj, sepse ka nxjerre viza dhe ka trafikuar me makinën e tij vajza të reja; një njeri që ka ndërtuar pasuritë e tij mbi trafikun e tyre, foli sot nga selia e Partisë Socialiste, me një gjuhe të një rrugaçi ordiner, në një deklarate të diktuar nga Z. Dosja, duke trilluar, mashtruar dhe dezinformuar qytetaret shqiptare lidhur me progres raportin e Bashkimit Evropian.", thuhet në këtë deklaratë të PD-së.

"Z. Balla u paraqit sot me moralin e atij qe merr përsipër te shesë dhe te blejë njerëz si skllevër, ai u paraqit sot me një gjuhe ordinere; u paraqit sot me shume se kurrë, simbol i politikes, te ashtuquajtur te re, por qe sic shihet qarte vetëm e re nuk është", përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›