Zgjedhjet e 28-qershorit, sondazhe në Ora News

Radio Televizioni Ora News futet në garë për të shpallur i pari rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Tashmë ka përfunduar negocimi i kushteve të kontratës me kompaninë më të madhe italiane të sondazheve të opinionit IPR Marketing dhe pritet firmosja përfundimtare e kontratës. Akti final i kësaj marrëveshjeje , që do të ndodhën të mërkurën 18 mars në sallën e konferencave të radio televizionit Ora News në orën 09.30, midis pronarit Ylli Ndroqi, drejtorit të përgjithshëm të RTV Ora News, Alfred Peza dhe drejtorit të përgjithshëm Doktor Antonio Noto.
Siç është rënë dakord, prestigjiozja IPR Marketing, do të kryejë 4 sondazhe dhe një exit polls. Në datat 15 prill, 15 maj, 15 qershor dhe 25 qershor, IPR Marketing dhe radio televizioni Ora News do të publikojnë rezultatet e sondazheve të kryera, kjo shoqëruar me transparencën maksimale për metodologjinë e përdorur. Për herë të parë realizohet shtrirja e sondazhit në të 12 qarqet e vendit, duke përfshirë të gjitha partitë politike dhe koalicionet në garë. Gjithashtu numri i personave të pyetur do të jetë më i madh se 1000, numër i përdorur nga kompani të tjera sondazhesh. Publikimi i këtyre rezultateve do të shoqërohet me numrin saktë të personave të pyetur, vendin ku u zhvillua sondazhi, pyetjet e bëra, intervistat e punonjësve të angazhuar për sondazhin, pra gjithçka në funksion të transparencës maksimale përballë publikut, afrimit të rezultatit të saktë dhe konfirmimin për RTV "Ora News" si televizioni më i shpejtë e më i saktë në Shqipëri. Pas 4 sondazheve, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme legjislative më 28 qershor, IPR Marketing dhe televizion Ora News do të realizojnë exit pollin. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit do të jepet dhe rezultati. IPR numëron mjaft suksese në exit polle. I fundit ka qenë për zgjedhjet e pjesshme në Sardenja të Italisë, ku marzhi i gabimit ishte vetëm 1 %. Zgjedhjet vendore u finalizuan me fitoren e qendrës së djathtë dhe humbjen e së majtës, që u shoqërua me dorëheqjen fill pas këtyre zgjedhjeve, të liderit Valter Veltroni.Bashkëpunimi me IPR Marketing, e bën radio televizionin Ora News të tretin në Shqipëri që pajton kompani të huaja, me eksperiencë në fushën e sondazheve; pas Zogby-t që bashkëpunon me Top Chanel dhe Gani Bobi me TV Klan. IPR Marketing është institut që operon në sektorin e sondazheve të opinionit, kërkimet në fushën e Politikës dhe strategjitë elektorale. Ky institut është themeluar në vitin 1993 nga drejtuesi aktual Antonia Noto. IPR Marketing është një kompani e besueshme, ajo bashkëpunon rregullisht me gazetat më të mëdha të Italisë, si "La Repubblica", "Il Sole 24 ore", "Corriere della Sera" dhe agjencinë "Reuters". IPR bën veç të tjerave dhe sondazhe të përmuajshme, ndër të cilat, për bën besimin e qytetarëve tek qeveria në këtë periudhë të krizës ekonomike, mbështetjen e partive politikane në popull e të tjera matje të opinionit. Instituti nuk operon vetëm në Itali, por në disa prej vendeve më të zhvilluara evropiane.
IPR, një nga kompanitë më të besuara të sondazheve në Itali dhe Evropë, së bashku me RTV "Ora News", pritet të ngrejë në një nivel më të lartë dhe profesional, orientimin e opinionit publik në lidhje me rezultatet e pritshme, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri.