PS: Qeveria në panik
Tiranë - Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste Ylli Manjani e ka vlerësuar si të paprecedent “pozicioni juridik dhe kushtetues i kësaj qeverie, e cila në vend që të mbështesë Prokurorinë dhe drejtësinë për hetimin dhe gjykimin e drejtë të fajtorëve të këtij krimi, ka një vit që është pozicionuar kundër hetimit, kundër, prokurorisë, kundër kushtetutës dhe ligjit në vend”.
Manjani tha se qeveria është e rreshtuar në anën e atyre që shkelin ligjin dhe të korruptuarave, duke mbrojtur korrupsionin shtetëror, që sipas tij, kjo bëhet për shkak të panikut të zgjedhjeve.
Qeveria e Sali Berishës nuk ka dashur e as do që drejtësia të hetojë dhe të gjykojë-vijoi Manjani, duke shtuar se Berisha ka ushtruar presion të hapur dhe publik ndaj të gjithë atyre punonjësve të ligjit që kanë guxuar dhe guxojnë të hetojnë krimet dhe korrupsionin e qeverisë.