LSI denoncon faturat e energjisë
Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin e saj për faturat e larta të energjisë elektrike. “Janë të paktë qytetarët që u vjen një faturim mujor më pak se 10 mijë lekë të reja sot. Unë nuk e di nëse kjo është strategji e KESH-it. Tek partia na vijnë njerëz përditë që i takojmë. Edhe sot në mëngjes ka pasur tre katër pensionistë që vijnë dhe ankohen për faturën e energjisë elektrike, e cila është në kufij skandalozë, 15-20 mijë për pensionistë që jetojnë vetëm apo vetëm me një fëmijë në shtëpi”-tha për mediat deputeti i LSI-së Dritan Prifti. Ai u ka kërkuar drejtuesve të OSSH-së dhe KESH-it të dalin në një debat publik për t’i sqaruar qytetarët për faturat e energjisë elektrike.
“Ne nuk dëshirojmë t’i bëjmë thirrje qytetarëve të mos paguajnë faturat e energjisë elektrike. Por sigurisht që i bëjmë thirrje qytetarëve, përpara se ti paguajnë, të ankohen të KESH për këto fatura dhe deri sa të marrin përgjigjen e faturave dhe të jenë të qartë për ato, ata nuk duhet të paguajnë para kot. Nuk duhet të paguajnë para kot nga lekët e tyre për të mbushur arkën e një kompanie private, e cila në mënyrë korruptive po ble një pasuri kombëtare”-tha më tej ai.