E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbështet biznesin

Tiranë (start)-Gjatë një konference të organizuar në Tiranë, nga The Economist, kryeministri shqiptar Sali Berisha rideklaroi edhe një herë se qeveria po bën më të mirën e mundshme për të lehtësuar klimën e biznesit në vend, duke siguruar kështu investitorët e huaj dhe ato vendas.

"Investimet po rriten dhe kjo është realizuar si rezultat i operimit të sistemit bankar në Shqipëri pasi ky sistem ka funksionuar në një mënyrë korrekte e klasike"-tha Berisha në konferencën "Tryeza e tretë e rrumbullakët e biznesit me Qeverinë Shqiptare".

"Qeveria është e vendosur të miratojë praktikat më të mira për ofrimin e një klime të duhur për biznesin."-tha kryeministri, ndërsa shtoi se “ende nuk jemi aty ku duhet të ishim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›