E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja, Kryesia udhëzues me kritere për kandidatët që propozohen nga degët



Selia blu ka hartuar një udhëzues për të gjitha degët e PD-së në rrethe për kriteret që duhet të respektohen në propozimin e kandidatëve për deputetë. Megjithëse zgjedhjet mbahen pas gati 7 muajsh demokratët po përgatiten seriozisht për procesin e ardhshëm zgjedhor. Në këtë udhëzues i cili do t’i shpërndahet të gjitha degëve të PD-së theksohet se kryesitë e këtyre degëve duhet të kenë parasysh disa kritere në propozimin e kandidatëve për deputetë. Megjithëse mendohet se kjo procedurë është thjesht formale për të respektuar nenin 34 të statutit të PD-së, gjithëse bëhet e ditur se kryesia i shikon kandidaturat dhe më pas vendos kryetari. Në nenin 34 të statutit të PD-së bëhet e ditur se “kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin lokal e në Kuvendin e Shqipërisë konsultohen nga gjithë anëtarësia e PD. Kryesia e PDSH duhet të informohet për çdo hap të procesit të daljes së kandidaturave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e sheh të domosdoshme. Kryesia e PD ndërhyn në mënyrë të veçantë në rastet e konflikteve në procesin e propozimit të kandidaturave elektorale. Këto të drejta i ka edhe Kryesia e degës ndaj seksionit apo grupseksionit”. Udhëzimi i kryesisë së PD-së në kriteret për kandidatët për deputetë thekson nevojën që individi i propozuar të dallohet në opinionin publik për ndershmërinë e tij, për qëndrueshmëri morale e të karakterit dhe të rrezatojë reputacion pozitiv. Të ketë përvojë politike si anëtar i PD-së, apo të shquhet si funksionar në administratë, të ketë aftësi drejtuese dhe eksperiencë në veprimtaritë e tjera profesionale jo politike. Të ketë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD-së, si dhe të ketë pasur rezultate elektorale më të larta nga ato të zgjedhjeve të fundit, nëse ka qenë më parë deputet.

Kriteret e kandidatëve për deputetë të PD-së

-Individi i propozuar të dallohet në opinionin publik për ndershmërinë e tij, për qëndrueshmëri morale e të karakterit dhe të rrezatojë reputacion pozitiv.

-Të ketë përvojë politike si anëtar i PD-së,

-Të shquhet si funksionar në administratë,

-Të ketë aftësi drejtuese dhe eksperiencë në veprimtaritë e tjera profesionale jo politike.

-Të ketë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD-së,

-Të ketë pasur rezultate elektorale më të larta nga ato të zgjedhjeve të fundit, nëse ka qenë më parë deputet.

25 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›