Tarifat e reja për të gjitha shërbimet konsullore
Rritet pagesa për të marrë një pasaportë për udhëtim jashtë shtetit. Botohet i plotë udhëzimi i fundit, që prek xhepat e vendasve dhe të emigrantëve
Laureta Rryçi
Tiranë - Qeveria rrit pagesën për pasaportat. Shqiptarët që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit do të paguajnë një tarifë prej 2 mijë lekësh më shumë, ndërsa emigrantët 50 euro më shumë. I njëjti udhëzim, që është firmosur nga tre ministrat, ai i Jashtëm, i Financave dhe i Brendshëm, ka ndryshuar dhe tarifat për shërbimet konsullore që kryhen qoftë nga Ministria e Jashtme, qoftë nga ambasadat tona jashtë vendit. Vendimi më i fundit i qeverisë nuk prek vetëm xhepat e vendasve, që duan të udhëtojnë jashtë shtetit, por edhe emigrantët që duan të legalizojnë dokumentet apo të kryejnë ndonjë veprim tjetër. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë vendimin, i cili jo vetëm përcakton tarifat, por edhe mënyrën se si do të depozitohen paratë për të përfituar shërbimin që u intereson. Po kështu, udhëzimi shpjegon edhe procedurën që do të ndiqet tani e tutje nga Ministria e Jashtme, përfaqësitë tona diplomatike si dhe Ministria e Brendshme.
Pasaportat
Shqiptarët, vetëm pas pak ditësh do të paguajnë 2 mijë lekë më tepër sesa kanë paguar deri sot për të marrë një pasaportë. Tri ministritë do të nisin zbatimin e udhëzimit më të ri, që mban dhe firmën e ministrave. Sipas këtij udhëzimi, për lëshimin e pasaportave të udhëtimit qytetarët do të paguajnë, përveç vlerës së kartonit, edhe 2000 lekë. Ndërsa për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë tona, përveç vlerës së kartonit, duhet të paguhen edhe 50 euro. Tarifa për zgjatjen e afatit të pasaportës nga përfaqësitë është bërë 15 euro, për lejekalimin 200 lekë, ndërsa për lejekalimi që lëshohet nga përfaqësitë do të paguhen 30 euro.
Legalizimi
Shërbimet e ndryshme konsullore do të kenë tarifa të reja për të gjithë emigrantët që duan të jetojnë me dokumente të rregullta në shtetin ku punojnë. Udhëzimi ka përcaktuar që për certifikatë të çdo lloji, lëshuar nga përfaqësitë tona për shtetasit shqiptarë, do të paguhen 30 euro. Për vërtetime të çdo lloji, lëshuar nga përfaqësitë tona për shtetasit shqiptarë, do të paguhet shuma prej 30 eurosh. Në rastet kur emigrantët duan vetëm të verifikojnë dokumentin nëpërmjet përfaqësisë sonë, do të paguajnë 10 euro. Për legalizimin e dokumentit nga përfaqësitë tona, emigrantët tanë do të paguajnë 20 euro. Ndërsa për legalizimin e dokumentit nga Ministria e Jashtme shtetasit shqiptarë do të paguajnë 200 lekë. Po kështu kanë ndryshuar edhe tarifat për shërbimet, si përkthimi apo noterizimi për të gjithë emigrantët që duan t’i kryejnë këto shërbime në përfaqësitë tona. Nëse emigrantëve u duhet të përpilojnë një deklaratë, autorizim, testament, kontratë, garanci apo edhe prokurë të posaçme, për ta marrë këtë dokument në përfaqësitë tona do të paguajnë nga 20 euro për faqe. Për vërtetimin e dublikatave dhe të kopjeve do të paguajnë po 20 euro për faqe. Ndërsa për përkthimin e dokumenteve do të paguajnë 10 euro për çdo faqe.
Box
Procedura
Udhëzimi ka përcaktuar që për shërbimet që kryhen nga përfaqësitë tona diplomatike në vende të tjera, niveli i tarifës do të përcaktohet në euro dhe pagesa mund të bëhet në euro, dollarë ose në monedhën e vendit ku kryhet shërbimi, konvertuar me kursin përkatës ditor të këmbimit. Tarifat e arkëtuara brenda vendit do të derdhen brenda ditës në Degën e Thesarit për llogari të Ministrisë së Punës së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme. Përfaqësitë tona diplomatike do të raportojnë çdo muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi tarifat e arkëtuara.
Rregullat për emigrantët
Si rregull, dokumentet e huaja, të lëshuara për t’u paraqitur pranë organeve shqiptare, duhet të legalizohen paraprakisht nga ambasadat tona. Në funksion të marrëveshjeve ku aderon Shqipëria dhe reciprocitetit, mund të lejohet legalizimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve, ose legalizimi i tyre vetëm pasi ato të jenë legalizuar më parë nga Ministria e Jashtme e vendit pritës. Për disa procedura të caktuara, si për shembull ato të lënies së shtetësisë, është e nevojshme që edhe përkthimet e dokumenteve të legalizohen ose të noterizohen. Ambasadat në këto raste bëjnë legalizimin e përkthimeve, të kryera nga përkthyes të licencuar, ose të njohur në vendin pritës. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen përkthime të personave të tjerë fizikë apo juridikë.
Tarifat e reja për shërbime konsullore
Tarifat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit:
Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit, 2000 lekë më tepër
Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë, 50 euro më tepër
Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë, 15 euro
Për lejekalimi, 200 lekë
Lejekalimi lëshuar nga përfaqësitë, 30 euro
Tarifat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:
Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë, 30 euro
Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj, reciprocitet
Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë, 30 euro
Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj, reciprocitet
Verifikim i dokumentit nga përfaqësitë, 10 euro
Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë nga Ministria e Punëve të Jashtme, 200 lekë
Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë, 20 euro
Legalizimi i dokumentit për shtetasi e huaj, reciprocitet
Tarifat për lëshimin dhe përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë:
Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, kontratave, garancive dhe prokurave të posaçme nga përfaqësitë, 20 euro faqja
Vërtetim i dublikatave dhe kopjeve, 20 euro faqja
Përkthim i dokumenteve, 10 euro faqja
25 Nentor 2008