E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA spiunoi Toni Blerin

Shërbimet sekrete amerikane
kanë pasur një dosje të
"natyrës personale" për Toni
Blerin, ish-kryeministër i Britanisë
së Madhe. Kjo ka qenë në
kundërshtim me një marrëveshje
mes të dyja vendeve për të mos
spiunuar liderët e njëri-tjetrit.
Ekzistenca e dosjes sekrete për
Blerin është zbuluar nga një operator
interceptimesh, i cili gjithashtu
ka dhënë detaje në lidhje
me telefonatat personale të përgjuara
të ish-kryeministrit. Operativi
ka deklaruar për rrjetin ABC se
ai kishte parë me sytë e tij dosjen
e Blerit, e cila përfshinte material
personal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›