PD-ja feston 18-vjetorin, Berisha çel fushatën
Tiranë-Sonte në Pallatin e Kongreseve Partia Demokratike organizoi një ceremoni të madhe me rastin e 18 vjetorit të krijitmit të saj. 12 dhjetor 1990 daton krijimin e të parës parti në vend, duke shënuar edhe ardhjen e sistemit pluralist. Sot lideri i përhershëm i PD-së, partisë në puishtet Sali Berisha ka mbajtur një fjalë të gjatë para mijëra simpatizantëve të ardhur nga gjithë Shqipëria. Ai ka falenderuar anëtarët e themelimit të PD-së, në vitin 1990 duke ngritur lart figurën e Azem hajdarit “Azem ti je gjallë” ka përsëritur disa herë gjatë fjalës së tij Berisha.
Ai ka bërë një analizë të gjatë të 18 viteve, që nga krijimi e deri në ditët e sotme të paritsë më të madhe të djathtë në vend. Marrjen e ftesës për në NATO, marrëveshne e Asociim Stabilizimit me BE-në, ardhjen e Preësidentit Bush në Shqipëri, ndërtimin e rrrugës Durrës-Kukës dhe luftën ndaj korrupsionit, ka renditur Beridha si arritjet më të mëdha të partisë demokratike në gjithë historinë e saj. Përsa i përket vitit ’97 vit kur shteti nuk funskionoi, kohë kur PD-ja ishte në pushtet, Berisha tha se “ne kemi faj vetëm për faktin se lejuan firmat piramidave, ndërsa gjithë koston tjetër të dëmit në njerëz e ekonomi ai fatoroi Partisë Socialiste, e cila sipas tij përfitoi nga amullia por nuk iu ktheu shqiptarëve 100 për qind të parave që futën në firma ashtu siç iu premtoi në fushatë.
Në këtë ditë të shënuar për partinë mazhoritare në vend, është prekur nga lideri i saj edhe e kaluar komuniste e Shqipërisë. “Enver Hoxha është hitleri i pasluftës”, tha Berisha ndërsa për pasuesin e tij, Ramiz Alinë, Berisha tha se ai bashkëpunoi me Sllobodan Millosheviçin për të mos lejuar instalizimin e pluralizmit në vend.
“PD-ja i dha fund sundimit barbar të Partisë Komuniste e cila ishte formuar në Beograd me interesa tërësisht anti shqiptare dhe do të fuste vendin në izolim total. PD-ja shpalli në ditën e themelimit të saj si yll kombëtar interesin e vendit. Dita e themelimit të PD-së dhe themelmit pluralizmit, mund të quhet dita e shpresës së vërtetë e rilindjes së dytë kombëtare”. “Në vitin 1990 erdhëm si viti i totalitarizmit total sepse regjimi i Hoxhës shkatërroi të gjitha format e pluralizmit, andaj krijimi i PD-së është shpresa e vendit”.
Ditën e themelimit të PD-së, Sali Berisha e cilësoi ditëlindjen e lirive dhe dinjitet njerëzor por edhe ditën më të rëndësishme për vendin tonë. “Sot nuk kremtojmë thjeshtë themelimin e një partie, por themelimin e prulalizmit politik, sepse pa pluralizëm nuk mund të ketë demokraci”, tha ai.
Por në një farë mënyre takimi i sotëm i simpatizëntev të PD-së, me liderin e tyre Sali Berisha ka shërbyer edhe si nisje e fushatës për zjgeëdhjet parlamnetare të vitit 2009. “Në mandatin tonë të dytë ju do të shihni dimensione të parapa më parë. Ne u premtuam shqiptarëve reforma dhe vetëm reforma. Prerja e lidhjeve të krimit është objektivi ynë”. “Shqipëria vendi më i sigurtë në rajon” është motoja jonë në mandatin e dytë që do na japin zgjedhësit shqiptarë”, tha Kreu i PD-së, njëkohësisht kryeministri i vendit Sali Berisha.
Për 3 vjet para se ne të vinim në pushtet (2004) korrupsioni në sistemin e doganave tatimeve etj ishte me miliarda lekë. “Opozita mbron korrupsion ne qeverisim me duar të pastra”, tha Berisha. Ndërsa shtoi se “ne nxorrëm nga kthetrat e kontrabandistëve 3.2 miliardë dollarë kur erdhëm në pushtet”, shtoi ai.
Për të ardhmen Berisha renditi projektet e tij më të rëndësishme që janë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO me të drejta, lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës. “Paraardhësit tanë mblodhën taksat dhe nuk bënë asgjë për rrugën. Sot ne po ndërtojmë aortën e kombit shqiptar por ndërtimi i saj tmerron armiqtë e kësaj rruge. Ata që i tremben janë ata që nuk duan që Kosova të ketë peshën e korridorit gjeo-politik. Por unë e them me plot gojën se rruga është krenaria jonë dhe tmerri i armiqve tanë”., tha Berisha referuar rrugës Durrës-Kukës.
Më tej premtoi se dotë ndërtohet gjatë mandatit të tij të dytë, duke u shprehur i sigurtë për këtë se do të ndërtojë rrugën e Arbrit, rrugën Kardhiq-Delvinë, për të afruar jugun e vendit me kryeqytetin, rrugën e Korcëcs, etj. Ndërsa nuk harroi edhe dyfishim të rrogave për buxhetorët, pas 2009-ës.