Arrestohet lideri opozitar në Rusi

Moskë, 22 gusht – Policia e Moskës ka arrestuar sot liderin opozitar Boris Nemcov dhe një aktivist të opozitës.
Nemcov ishte në krye të kolonës prej qindra aktivistëve opozitarë, të cilët synonin të ecnin nëpër qendër të Moskës, duke bartur një flamur të madh rus, por policia i ka ndaluar dhe ka shpërndarë turmën.
Ata po përpiqeshin të marshonin për nder të Ditës së flamurit në qendër kryeqytetit rus.
Nemcov ka deklaruar për AP, në një bisedë telefonike nga stacioni policor, se vendimi i policisë për të ndërprerë marshin tregon mentalitetin e kryeministrit rus Vladimir Putin.