E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja rrëzon një tjetër dekret të Topit, 65 vota kundër Vexhi Muçmatës



Sikundër ndodhi një javë më parë me kandidaturën e Sokol Çomos, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dje me votat e PD-së kandidaturën e Vexhi Muçmatës për anëtar të Gjykatës së Lartë. Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, mbi nismën e PD-së, për ngritjen e Komisionit Hetimor për Masakrën e Tivarit, ndodhur ndaj rekrutëve shqiptarë nga Kosova, opozita është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa do të miratohej me votim nominal dekreti i Presidentit për anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Vexhi Muçmataj. Kandidatura e Vexhi Muçmatës sikundër pritej u rrëzua, me 65 vota kundër, katër pro dhe 2 abstenim. Në këtë votim morën pjesë 72 deputetë. Pro Vexhi Muçmatës, sikundër ndodhi edhe me anëtarin Sokol Çomo, kanë votuar deputetët e LSI-së, si Dritan Prifti, Nasip Naçi, Lefter Koka, dhe kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi. Ka abstenuar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri.

16 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›