E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, jepen sot emrat e anetareve te Keshillit Kombetar

TIRANE- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për 100 anëtarët e rinj të Këshillit kombëtar të PD-së. Ndryshe nga sa ishte lajmëruar lista pritet të bëhet publike vetëm sot pas kthimit të kreut të kësaj partie, Sali Berisha nga Danimarka. Në listen e siguruar sot nga mediat e ndryshme, mes 100 emrave vihet re përfshirja e emrave të rinj,kryesisht këshilltarë të Berishës,zv ministra por dhe drejtorë të Drejtorive. Në listë janë përfshirë dhe mjaft deputetë të PD-së. Kryetarët e degëve të PD-së në qarqe hyjnë automatikisht në këshill.Në listë vihet re mungesa e emrit të Aleksandër Biberajt, ndërsa janë përfshirë zëdhënëset e qeverisë dhe të PD-së si dhe këngetarja Ciljeta Xhilaga.Të hënën e kaluar në Kuvendin e IX të PD-së votuan 1218 delegatë, si për postin e kryetarit ashtu dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në garë për forumin më të rëndësishëm vendimmarrës të Partisë Demokratike ishin 400 kandidatë. Nga këta janë zgjedhur 100 të drejtpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër, prej 25 vendesh, do të plotësohet me anëtarë që parashikon statuti i PD-së, si drejtues lokalë, deputetë, të cilët nuk arrijnë të fitojnë në këtë garë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›