Obama i premton Berishës: Vizitë së shpejti në Shqipëri
KOPENHAGEN- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka premtuar Kryeministrit Berisha, gjatë një takimi në Kopenhagen, se do të vizitojë Shqipërinë. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në Samitin për Ndryshimin e Klimës në Danimarkë, Kryeministri Berisha pati një takim gjatë drekës me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, z. Barack Obama. Gjithashtu, Kryeministri është takuar edhe me Sekretaren e Shtetit, znj. Hilary Klinton. Lidhur me këto takime, Kryeministri u shpreh se "pata rastin të takohem shkurtimisht dhe të bisedoj përzemërsisht me Presidentin Obama, i cili tregoi një interes të gjallë për Shqipërinë. Unë iu përgjigja interesit të tij se të gjithë shqiptarët po presin ngjarjen e premtuar, vizitën e Presidentit Obama në Shqipëri. Presidenti Obama m’u përgjigj me shumë kënaqësi se “It ëill happen”, do të ndodhë dhe unë, tha z. Obama, do të vij". Po ashtu, tha Kryeministri Berisha, "gjatë drekës takova përsëri Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hilary Klinton, me të cilën shkëmbyem jo vetëm përshëndetje, por edhe mendime të përzemërta. Sekretarja e Shtetit, Klinton sërish më premtoi se do të vizitojë Shqipërinë”.(m.a/BalkanWeb)