Berat, Xhaferri inspekton punimet në lagjen Mangalem
BERAT- Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri ka inspektuar punimet për restaurimin e fasadave në lagjen Mangalem të Beratit. I shoqëruar nga përfaqesues të pushtetit vendor në këtë qytet paraditen e së premtes ai ka ndjekur nga afër punimet që nisën reth 1 muaj më parë. Xhaferi u shpreh se tashmë që pas përfshirjes së Beratit në listën e trashgimnisë kombëtare UNESKO, i është kushtuar më tepër vëmendje këtij qyteti. Ai shtoi se gjatë vitit të ardhshëm do të financohen nga qeveria shqiptare, organizmat ndërkombëtare dhe Bashkia e Beratit, të gjithë projektet e tjera, ndër të cilët ai veçoi projektin për ndërtimin e infrastrukturës së nëntokësore, i cili do të financohet nga Komisioni Evropian dhe bashkia e qytetit.Vizita e tij vijoi dhe me ndalesa në disa prej shtëpive karakteristike, ku ministri Xhaferri u njoh me problematikat e tyre.(m.a/News24/BalkanWeb)