E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aneta Rama padit kryeministrin Berisha për shpifje në Gjykatë

TIRANE- Aneta Rama, nëna e kreut të PS-së, Edi Rama paditi dje në Gjykatën e Lartë kryeministrin Sali Berisha, për shpifje në dëm të saj. Në kërkesën për gjykim drejtuar kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beci, Aneta Rama ka bashkëngjitur edhe fjalimin e Berishës, mbajtur në Kuvend në datë 26 nëntor si dhe kopjet e gazetave të përditshme, ku janë botuar akuzat e kryeministrit ndaj familjes Rama. “Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, - thuhet në fillim të kërkesë-padisë që do të përfaqësohet nga avokatët Arian Salati dhe Eno Bushi dhe që është botuar sot në GSH. Zonja Rama sqaron në kërkesë padi se deklarata e Berishës se Edi Rama është kuruar për 10 vjet nga sëmundja e skizofrenisë është një shpifje , dhe trillim. Nga kërkesë padia e botuar sot n ë GSH Zonja Aneta quan shpifje dhe thënie të pavërteta deklaratat e Berishës, sikur djali i saj Edi Rama, e ka dëbuar, duke e nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit. E ëma e kreut t ë PS-s ë deklaron se deklaratat e kryeministrit nga foltorja e Parlamentit kanë qëlim diskreditimin publikisht, jo vetëm të kundërshtarit të tij politik, por edhe të njerëzve të afërt të familjes”. (s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›