PD, komisioni hetimor, edhe pa opozitën
Maxhoranca e ka seriozisht ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ngjarjen më të fundit që ka tensionuar politikën, çështja “Fazlliç”. Pavarësisht se historia e komisioneve hetimore ka shërbyer më shumë për grindje sesa për zbardhje, në këtë pikë, maxhoranca është ajo që hedh hapin e parë, ndonëse ajo që ka hedhur akuzat ishte opozita. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha dje për median vizive se “ka nisur puna për mbledhjen e firmave dhe javën e ardhshme pritet konkretizimi i kësaj nisme”. Por një nismë të tillë, opozita e ka parë si antiligjore. Deputeti socialist, Erion Braçe, tha dje se “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi nuk mund të merret me vendimet e prokurorisë”. Ndërkaq, Astrit Patozi e sheh këtë nismë në një kënd krejt tjetër, madje ai i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në këtë komision. “Do të ishte më korrekte që opozita të merrte pjesë në komision për të faktuar të gjitha akuzat që ajo ka ngritur”, - tha Patozi. Çështja Damir Fazlliç duket se do të shkojë përtej asaj që mund të imagjinonin edhe vetë akuzuesit. Ndonëse deputetët e opozitës kanë “bllokuar” Kuvendin vetëm me diskutimet për biznesmenin boshnjako-britanik, maxhoranca është shprehur se ky është bllofi i saj i radhës. Duke dashur t’i qëndrojë këtij varianti, maxhoranca tashmë kërkon faktimin e akuzave dhe për këtë ka shprehur gatishmërinë për një hetim edhe ndërkombëtar. Qëndrimi i opozitës ka qenë thjesht një hetim nga ana e prokurorisë dhe pavarësisht akuzave të ashpra lëshuar maxhorancës, nuk ka dhënë kërkesa shtesë në lidhje me zbardhjen e akuzave të veta. Ndonëse ngritja e komisioneve hetimore shihet gjithnjë si një mundësi dhe hapësirë për opozitën për të faktuar akuzat, një gjë e tillë duket se nuk përbën nevojë për opozitën aktuale. Astrit Patozi bëri me dije se ngritja e këtij komisioni do të shërbejë të hedhë dritë mbi akuzat e opozitës. Patozi është mbështetur nga aleatët e tjerë të maxhorancës. Republikanët kanë shprehur hapur mbështetjen për këtë nismë parlamentare. Deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, u shpreh se një nismë e tillë duket se nuk ka kuptim, për shkak se gjatë kësaj legjislature, dy komisione të tjera hetimore kanë qenë për të njëjtën çështje.
Rregullorja, komisioni hetimor funksionon dhe pa opozitën
Ngritja e një komisioni hetimor është i parashikuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe shpreh si të vetmin kusht mbledhjen e firmave të një të pestës së deputetëve. Deputetët që propozojnë, kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e komisionit, i cili ka të drejtë vetëm të drejtojë seancat si dhe gjysmën e anëtarëve. Gjysma tjetër i përket palës tjetër, në këtë rast opozitës. Pavarësisht se opozita mund ta injorojë këtë komision, duke mos dërguar anëtarët e saj në përbërjen e tij, komisioni hetimor mund të nxjerrë konkluzionet e veta me anë të një raporti, i cili i kalon Kuvendit. Komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatave. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, parashikon detyrimin e Kuvendit për të miratuar ngritjen e komisionit, nëse ai realizohet sipas përcaktimeve kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, menjëherë pas marrjes së vendimit për ngritjen e komisionit, cakton mjediset dhe mjetet e punës së komisionit, si dhe personelin e nevojshëm. Në nenin 8 të ligjit përcaktohet se Kuvendi nuk mund të vendosë kufizime në objektin e punës, përbërjen dhe kohëzgjatjen e komisionit të kërkuar nga grupi i deputetëve nismëtarë, përveç rasteve kur nga rrethanat gjykohet se kërkesa përmban elemente të shkeljes së Kushtetutës. Në shërbim të hetimeve mbi çështjen, komisioni administron dokumente zyrtare, si dhe të dhëna të tjera që ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve. Organet kompetente që i disponojnë këto të dhëna dhe dokumente janë të detyruara t’ia përcjellin zyrtarisht komisionit, sipas kërkesës së tij.
Precedenti “Sollaku”
Gjatë kësaj legjislature, maxhoranca ka kërkuar dy komisione hetimore në lidhje me shkarkimin e ish-kryeprokurorit të vendit, Theodhori Sollaku. Komisioni i parë, i drejtuar nga Astrit Patozi, i asistuar edhe nga deputetët e opozitës, arriti të çonte punën deri në fund, me dy raporte, por që Kuvendi miratoi variantin e maxhorancës. Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu, nuk e pranoi këtë konkluzion dhe nuk e shkarkoi kryeprokurorin. Largimi i Moisiut nga kreu i shtetit i hapi rrugën krijimit të komisionit hetimor të dytë, i drejtuar nga Ferdinand Xhaferri, i cili arriti të përfundojë një raport, të cilin e miratoi Kuvendi nga ku analizohen disa probleme, sipas tyre, që kishin të bënin me një prokurori jo efiçente. Opozita braktisi punimet e komisionit të drejtuar nda deputeti Xhaferri, por raporti i konkluduar nga ky komision, kaloi në Kuvend dhe shkoi në zyrën e Presidentit të ri Bamir Topi, i cili shkarkoi nda detyra Theodhori Sollakun për të emëruar me pëlqimin e Kuvendit, Ina Ramën.