PS, bojkot komisioneve hetimore për çështjen “Fazlliç”
Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në asnjë komision parlamentar si për Prokurorinë e Përgjithshme por edhe për çështjen e biznesmenit Damir Fazlliç. Nënkryetari i grupit parlamentar, Erion Braçe, bëri të ditur se PS-ja e konsideron ngritjen e këtyre dy komisioneve parlamentare si antikushtetuese, ndaj nuk e sheh të nevojshme që PS-ja të marrë pjesë. “Do të doja t’ju referoja deklaratat e z. Berisha të bërë dy ditë më parë, që një komision hetimor parlamentar për një çështje për të cilën prokuroria ka filluar hetimet, është antikushtetues. Kështu që është e tepërt t’ju them nëse ne do të marrim pjesë në një komision antikushtetues apo jo. Por, dua të them që veprimet e prokurorisë pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk mundet më t’i verifikojë Parlamenti. Pra, edhe komisioni tjetër që ju po më pyesni, që do të verifikojë veprimet për çështjen penale të Damir Fazlliçit, apo për ta pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e veprës penale nuk mund t’i verifikojë dot Parlamenti”, - deklaroi Braçe.
“Ndaj, - vijoi Braçe, - të dy komisionet parlamentare janë plotësisht antikushtetuese dhe kjo në bazë të tri vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin Rakipi apo Sollaku, pastaj pjesa tjetër që ky komision hetimor parlamentar që bëhet si sfidë ndaj nesh dhe jo për të zbardhur hetimin, mbetet që mos të ketë asnjë lloj vlerësimi prej nesh”. Nga ana tjetër demokratët akuzojnë PS-në se ka frikë nga hetimi i çështjes Fazlliç. Ndërkohë, dy ditë më parë numri një i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha se Parlamenti, përmes një komisioni të posaçëm pozitë-opozitë, do të vërtetojë nëse ekziston apo jo ndonjë përplasje ndërinstitucionale mes prokurorisë dhe dy Ministrive, të Brendshme dhe të Drejtësisë, por dhe nëse biznesmeni Damir Fazlliç ka përfituar nga qeveria shqiptare. “Hetimi ndërkombëtar bëhet me iniciativën e qeverisë për dy çështje, në mënyrë që ekspertët e huaj t'i bashkëngjiten trupës së ekspertëve shqiptarë për të arritur në një konkluzion të përbashkët për implikimin e mundshëm të qeverisë në çështjen Fazlliç”, - tha Astrit Patozi.