Të piraterosh në internet, burg deri në 15 vjet
Komisioni i Ligjeve miratoi dje një ndryshim të veçantë në Kodin Penal. Piratët e internetit do të dënohen deri në 15 vjet burg, në rast se imagjinata u shkon përtej, për të shkaktuar dëm në sistemet kompjuterike. Ndryshimet u miratuan në konsensus të plotë mes deputetëve, si nga maxhoranca, ashtu edhe nga qeveria. Ky ndryshim në Kodin Penal është një përafrim legjislacioni me vendet e BE-së, të cilat i dënojnë njësoj ato që quhen krime virtuale apo “krime kibernetike”. Në projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, masa e dënimit është në varësi të informacionit që dëmtohet apo keqpërdoret nga piratët. Sipas ndryshimit të miratuar në Kodin Penal, ndëshkimi parashikohet për keqpërdorimin e të dhënave dhe ofrimin e materialeve të gjenocidit, të ksenofobisë etj. Një tjetër detaj është edhe ndëshkimi i përgjimit të paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike dhe i të dhënave kompjuterike, tashmë përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 3-7 vjet. Ndëshkimi maksimal me 15 vite burg bëhet atëherë kur preket sistemi kompjuterik ushtarak apo policor, që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Prekja e këtij informacioni, në rast se ndodh pa dashje, ka një ndëshkim minimal prej 7 vitesh burg. Ndërhyrësit në sistemet e tjera të informacionit, në sisteme e tjera të rëndësishme si banka, institucione financiare, institucione shtetërore etj., ka një dënim që shkon nga 3 deri në 10 vjet burg. Një tjetër detaj që përbën vepër penale është edhe kopjimi i programeve kompjuterike, që bëhet rëndom në Shqipëri, e cila tashmë është vetëm penale. Prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve, përbën një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet burg. Deputetët, por edhe specialistët i panë si të nevojshme këto ndërhyrje në Kodin Penal, për t’u përshtatur edhe me metodat e luftimit të krimeve virtuale.
Krimi në sport
Një tjetër detaj që u prek dje në Kodin Penal, është edhe krimi sportiv, kur ka të bëjë me thyerjen e konkurrencës në sport ose siç njihet ndryshe, edhe shitja e ndeshjeve. Ministria e Drejtësisë propozoi që thyerja e konkurrencës në garat sportive përbën vepër penale, që dënohet me gjobë ose deri në 2 vite burg. “Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive prej pjesëmarrësve, nëpërmjet përdorimit të substancave të ndaluara, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, - thuhet në mendimin e këtij neni në Kodin Penal. Por këtu ka ndërhyrë opozita, e cila e ka parë si të panevojshme një nen të tillë represiv. Deputetët Bashkim Fino dhe Spiro Peçi u shprehen se në vendin tonë është ende herët për një ndryshim të tillë në Kodin Penal, pasi sipas tyre, sporti shqiptar nuk është ende i zhvilluar. Por një gjë të tillë e kundërshtuan deputetët e maxhorancës. Ata thanë se në kampionatet shqiptare të shumë sporteve ka pasur denoncime për shitje ndeshjesh dhe kanë munguar masat në këtë pikë. Sipas tyre, kjo tashmë përbën një fenomen tepër negativ në sportin shqiptar dhe një masë e tillë do të ndihmojë në ndalimin e tyre. Pavarësisht debatit, 5 deputetët e opozitës votuan kundër këtij ndryshimi, por ai do të shkojë për miratim përfundimtar në Kuvend, pasi votat e maxhorancës ishin 7 pro.
Sanksionet
Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike dhe i të dhënave kompjuterike, tashmë përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 3-7 vjet.
Ndëshkimi maksimal me 15 vite burg bëhet atëherë kur preket sistemi kompjuterik ushtarak apo policor, që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.
Prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve, përbën një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet burg.
Thyerja e konkurrencës në garat sportive përbën vepër penale, që dënohet me gjobë ose deri në 2 vite burg