PD lë pas kutitë, gati për fushatë Koha Jone Online
Partia Demokratike lë pas krahëve konfliktet dhe debatet për kutitë e votimit apo zgjedhjet e shkuara. Selia blu, për këtë vit do të fokusohet tek zgjedhjet e pushtetit lokal që do të zhvillohen më 8 Maj 2011, jo më negociatave apo bisedave të tejzgjatura pa zgjidhje me kampin opozitar. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, u shpreh dje se tashmë, negociatat Partia Demokratike do t’i zhvillojë vetëm me popullin. “Tashmë mund të themi me plot gojën që jemi në fushatë zgjedhore. Jemi aktualisht në një marrëdhënie tashmë jo pozitë-opozitë. Por, kemi hyrë në një marrëdhënie të re midis klasës politike dhe zgjedhësve shqiptarë”, u shpreh Alibeaj.
Materialin e plotë e lexoni nesër tek gazeta “Koha Jonë”