Mbyllen 2300 biznese ne 8 muaj Luljeta Ndoka
Plot 2300 biznese te vogla jane mbyllur vetem ne 8 muaj, nga periudha janar-shtator 2010. Lajmin e ka bere te ditur Bashkia e Tiranes, e cila ka saktesuar se nga keto, 1300 biznese nuk kane bere cregjistrimin ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Kjo ka bere qe ato te vazhdojne te figurojne si biznese ne aktivitet, dhe te mbeten debitore ne pagimin e detyrimeve vendore. Ne raportin e Bashkise se Tiranes vihet re ulje e mases se pageses se ketyre tarifave, duke ulur njekohesisht te ardhurat e ketij institucioni.
Mbyllja
Sipas te dhenave te Bashkise se Tiranes, gjate 8-mujorit te pare te vitit 2010, eshte vene se nje ulje e numrit te Subjekteve Aktive nga kesti ne kest dhe subjekteve likuiduese. Keshtu, mesohet se nga muaji janar-shtator 2010, plot 2300 subjekte jane larguar nga vendi i ushtrimit te aktivitetit dhe ne disa raste dhe zevendesuar me te tjere, figurojne me qepen mbyllur ose me objekte te prishura nga Inspektorati i Ndertimit. Nje fenomen qe ka sjelle probleme ka qene edhe largimi i biznesit pa kryer procedurat per mbylljen ligjore te tij. Rrjedhimisht rreth 1.300 Subjekte debitore per kestet e 2008 dhe kestet e 2009, rezultojne te larguar dhe te zevendesuar. Nderkaq, ka pasur edhe nga ato biznese qe kur jane regjistruar, kane dhene adresa te rreme. Kjo gje ka krijuar probleme, pasi ka qene i pamundur arketimi normal i takses se biznesit te vogel, por edhe llojeve te taksave te tjera.
Vjelja
Te dhenat e deritanishme te Bashkise se Tiranes flasin per nje ulje mjaft te madhe te te ardhurave nga tarifa e pastrimit, e cila eshte nje nder tarifat me te shtrenjta vendore, si per familjaret ashtu edhe per bizneset. Keshtu, gjate 8-mujorit te vitit 2010, vihet re nje ulje e te ardhurave nga Tarifa e Pastrimit, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009. ulja eshte ne masen 15.3 per qind, ose ne vleren rreth 65 milione leke me pak. Arketimi i kesaj Tarife eshte ndikuar nga aplikimi i Ligjit nr.10117, date 23.04.2009 "Per disa ndryshime ne Ligjin nr.9632, date 30.10.2006 "Per sistemin e taksave vendore", i ndryshuar, i cili ka percaktuar bazen dhe nivelin e taksave dhe tarifave jo me shume se 10 per qind e nivelit tregues te takses se biznesit te vogel. Kjo ka sjelle nje ulje te realizimit te te ardhurave nga kjo Tarife, pasi per vitin 2010 te gjithe subjektet e Biznesit te Vogel jane tarifuar me 10 per qind te nivelit tregues te takses se biznesit te vogel. Po e njejta situate vlen te
theksohet dhe per Taksen e pastrimit per tavoline.
TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE.
Taksa Vendore e Biznesit te Vogel
Taksa mbi ndertesen (Kategoria II)
Taksa e Fjetjes ne Hotel
Taksa per Zenien e hapesires publike
Taksa e Tabeles
Taksa e Perkohshme e gjelber
Tarifa e Pastrimit
Tarifa e Parkimit te Automjeteve (rezervimet 6/mujore dhe 12 mujore)