E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD marrëveshje me pll

 

Partia Demokratike do të nënshkruajë sot marrëveshjen paraelektorale me Partinë Lëvizja e Legalitetit. Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi pritet të takohet gjatë paradites me kreun e kësaj partie, njëherësh zv.ministër i Turizmit dhe Kulturës, Ekrem Spahia. Marrëveshja me PLL-në nënshkruhet në kuadër të formimit të koalicionit të djathtë, që do të kërkojë një mandat të dytë qeverisës në 28 qershor. Përpara nënshkrimit me këtë forcë politike, PD-ja ka nënshkruar paktin parazgjedhor me Partinë Republikane, Partinë Agrare Ambientaliste dhe Partinë Bashkimi Liberal Demokrat. Marrëveshja pritet të nënshkruhet edhe me Partinë Balli Kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›