Astrit Patozi - “Rama, alibi për humbjen”
“Edi Rama nuk është duke kërkuar karta identitetit sot, por është duke kërkuar një kartë për ta pasur atë si një justifikim për humbjen e pritshme më 28 qershor. Shqipëria do të votojë kur e përcakton Kushtetuta dhe ligjet e vendit dhe jo atëherë kur t’i dalë frika kryetarit të PS-së, i cili duhet të kuptojë se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por fitohen në kutitë e votimit. Mjekësia ende nuk ka shpikur një ilaç çudibërës për ta kthyer frikacakun në trim, përdoren ndonjëherë drogat, por edhe ato janë me veprim të përkohshëm. Politika dhe shkenca ende nuk kanë shpikur ndonjë mënyrë që ta kthejnë politikanin paranojak në një njeri normal dhe ne jemi pikërisht te ky rast”.